Shtetasi i Kosovës kapet duke kontrabanduar 7 gjarpërinj nga Greqia në Maqedoninë e Veriut

Shtetasi i Kosovës kapet duke kontrabanduar 7 gjarpërinj nga Greqia në Maqedoninë e Veriut

Shtetasi i Kosovës kapet duke kontrabanduar 7 gjarpërinj nga Greqia në Maqedoninë e Veriut

Një shtetas i Kosovës ka tentuar të kontrabandojë shtatë gjarpërinj nga Greqia në Maqedoninë e Veriut.

Sponsor 3M Express

 Sipas autoriteteve doganore maqedonase, gjarpërinjtë janë zbuluar në pikën kufitare “Bogorodica”, të fshehur në një kuti dhe shami nën ulësen e automjetit që drejtohej nga i dyshuari.

Sipas njoftimit, në mesin e shtatë gjarpërinjve kishte dy pitonë qilimorë (Carpet Python), një piton bishtshkurtër (Short-tailed Python), një piton qilimor të Bredlit (Bradley’s Carpet Python), një gjarpër miu mbretëror kinez (Chinese King Rat Snake), një piton rrjetor super xhuxh (Super Dwarf Reticulated Python) dhe një gjarpër helmues të njohur si “Baron’s Racer”, shkruan mediat maqedonase, transmeton Klankosova.tv

Autoritetet kanë bërë të ditur se tregtia me speciet e mbrojtura rregullohet me leje të posaçme, në përputhje me Konventën për Tregtinë Ndërkombëtare të Specieve të Rrezikuara të Faunës dhe Florës së Egër (CITES).

Gjarpërinjtë do t’u dorëzohen institucioneve kompetente, ndërsa ndaj të dyshuarit është iniciuar procedurë.

Lexo edhe

Raportohet për sulm me raketë në aeroportin e Riadit, pezullohet trafiku ajror në Arabinë Saudite

Raportohet për sulm me raketë në aeroportin e Riadit, pezullohet trafiku ajror në Arabinë Saudite

Arrestohet 41-vjeçari i dënuar me 18 muaj burgim për vjedhje grabitqare

Arrestohet 41-vjeçari i dënuar me 18 muaj burgim për vjedhje grabitqare

15 të vrarë, në mesin e tyre tre fëmijë, nga sulmi rus në Zaporizhja

15 të vrarë, në mesin e tyre tre fëmijë, nga sulmi rus në Zaporizhja