Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Hafiz Mehmetit, 75-vjeçarit nga Prishtina, i cili është larguar nga shtëpia më 6 tetor.

Sipas njoftimit, ai është larguar me veturën e tij Mercedes-Benz, ngjyrë hiri, me targa 01-521-QN.
“Çdo person që ka informacion për vendndodhjen e tij ftohet të kontaktojë në numrin 045 112 102 ose në Policinë e Kosovës, në 192”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.
Familjarët dhe Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim apelojnë për shpërndarjen e njoftimit, me qëllim të ndihmës për gjetjen e tij sa më shpejt dhe kthimin e sigurt pranë familjes.




