Bëhet fjalë për Josh King, 19-vjeçarin e Fulhamit, i cili ka tërhequr vëmendjen e disa prej klubeve më të mëdha në Evropë.
King ka bërë hapa të rëndësishëm në karrierën e tij gjatë 12 muajve të fundit. Vetëm sezonin e kaluar, mesfushori i Anglisë U21 regjistroi 36 paraqitje në të gjitha garat, duke fituar gjithnjë e më shumë hapësirë në ekipin e parë të Fulhamit.

Kontrata e tij me klubin londinez është e vlefshme deri në vitin 2029, çka i jep Fulhamit një pozicion të fortë negociues. Sipas raportimeve, një transferim i mundshëm mund t’i kushtojë Barcelonës rreth 60 milionë euro.
Konkurrencë e fortë për Barcelonën
Interesi për Kingun nuk vjen vetëm nga Spanja. Talenti anglez po ndiqet nga një numër i madh klubesh të njohura evropiane, të cilat po monitorojnë nga afër zhvillimin e tij.
Përveç Barcelonës, në garë mund të përfshihen Chelsea, Liverpool, Manchester United, Borussia Dortmund, RB Leipzig, Inter dhe Atlético Madrid.
Megjithatë, një ofertë në afatin kalimtar të janarit duket pak e mundshme. Barcelona dhe klubet e tjera të interesuara pritet të vazhdojnë vëzhgimin e lojtarit përpara se të marrin një vendim konkret.
Ajo që ka impresionuar veçanërisht skautët është kontrolli i topit, aftësia për të avancuar nga mesfusha dhe depërtimet e tij në fazën sulmuese.
Nëse vazhdon me këtë ritëm zhvillimi, Josh King pritet të jetë një prej emrave më të kërkuar në tregun e ardhshme.
Burimi: RTKLive




