Rama uron presidenten: Person që bashkon komunitetin, një mikeshë, një person i mrekullueshëm

Rama uron presidenten: Person që bashkon komunitetin, një mikeshë, një person i mrekullueshëm

Rama uron presidenten: Person që bashkon komunitetin, një mikeshë, një person i mrekullueshëm

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka uruar presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pulën, pas zgjedhjes së saj në këtë pozitë.

Rama ka thënë se është i kënaqur që partitë në pushtet dhe opozita kanë arritur të merren vesh për një figurë si Shiroka-Pula, të cilën e ka cilësuar si mikeshë dhe person me përvojë akademike, shkencore e politike.

Sponsor 3M Express

Ai ka thënë se presidentja e re, sipas tij, është një person që mendon përtej partive politike dhe që mund të bashkojë komunitetin dhe shoqërinë.

“Unë i kam uruar presidentes së re, i uroj të gjithëve, qeverisë, opozitës, që në fund kanë mundur me u marrë vesh për një person si Justina Shiroka-Pula, një mikeshë faktikisht, një person i mrekullueshëm, një person me një eksperiencë gjatë akademike, shkencore, politike, e që mendon faktikisht përtej partive politike. Pra është një person që gjithsesi besoj që bashkon komunitetin, bashkon shoqërinë tonë dhe i uroj çdo të mirë në këtë mision të madh faktikisht që tash e ka në dorë për me i shtyrë përpara proceset e mëdha për vendin tonë. Urime, urime presidentes!”, ka deklaruar Rama. /eo/

The post Rama uron presidenten: Person që bashkon komunitetin, një mikeshë, një person i mrekullueshëm appeared first on Insajderi.

Lexo edhe

Vazhdon përplasja mes protestuesve dhe policisë para Kuvendit të Shqipërisë, një i shoqëruar

Vazhdon përplasja mes protestuesve dhe policisë para Kuvendit të Shqipërisë, një i shoqëruar

Një tjetër goditje për Diddy-n

Një tjetër goditje për Diddy-n

Simptomat më pak të njohura të këmbëve mund të lidhen me kolesterolin e lartë

Simptomat më pak të njohura të këmbëve mund të lidhen me kolesterolin e lartë