Nafta shtrenjtohet mbi 4%, rriten shqetësimet për krizën në Hormuz

Nafta shtrenjtohet mbi 4%, rriten shqetësimet për krizën në Hormuz

Nafta shtrenjtohet mbi 4%, rriten shqetësimet për krizën në Hormuz

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të enjten, të nxitura nga shqetësimet për furnizimin global pas një numri rekord sulmesh ndaj tankerëve në ngushticën e Hormuzit.

Sponsor 3M Express

Nafta Brent, standardi ndërkombëtar i tregut, u rrit me 4.3%, duke arritur në 104.48 dollarë për fuçi. Ndërkohë, West Texas Intermediate (WTI), referenca amerikane, u rrit me të njëjtën përqindje, në 92.05 dollarë për fuçi.

Të dhënat e Kpler tregojnë se të martën vetëm shtatë tankerë kaluan përmes ngushticës së Hormuzit, më pak se gjysma e mesatares shtatëditore dhe niveli më i ulët që nga 23 korriku.

Sipas Kpler, nga 28 shtatori deri më 4 tetor janë sulmuar 10 tankerë në këtë zonë, duke shënuar një rekord të ri javor. Në sulmin e fundit, të raportuar të mërkurën, një tanker u godit nga “predha të shumta”, ndërsa pati edhe viktima, bëri të ditur agjencia britanike UK Maritime Trade Operations, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv

Presioni mbi çmimet e naftës është shtuar edhe nga shqetësimet për furnizimin në Shtetet e Bashkuara, pasi uragani Isais po i afrohet qendrës kryesore të rafinimit në Gjirin e Meksikës. Kompanitë Shell dhe Chevron kanë njoftuar reduktimin e prodhimit dhe evakuimin e personelit jo esencial.

Rritja e çmimeve të naftës është shoqëruar edhe me shtrenjtimin e gazit natyror dhe naftës dizel në Evropë, duke shtuar shqetësimet për inflacionin.

Ndërkohë, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë ka bërë të ditur se rreth 325 milionë fuçi naftë janë nxjerrë deri tani në treg nga rezervat e dakordësuara. Rreth 100 milionë fuçi të tjera pritet të hidhen në treg, ndërsa agjencia ka paralajmëruar se do të përshpejtojë procesin.

Lexo edhe

Vazhdon përplasja mes protestuesve dhe policisë para Kuvendit të Shqipërisë, një i shoqëruar

Vazhdon përplasja mes protestuesve dhe policisë para Kuvendit të Shqipërisë, një i shoqëruar

Një tjetër goditje për Diddy-n

Një tjetër goditje për Diddy-n

Simptomat më pak të njohura të këmbëve mund të lidhen me kolesterolin e lartë

Simptomat më pak të njohura të këmbëve mund të lidhen me kolesterolin e lartë