Sekuestrohet një pushkë automatike, dy pistoleta dhe municion në Rahovec

Sekuestrohet një pushkë automatike, dy pistoleta dhe municion në Rahovec

Sekuestrohet një pushkë automatike, dy pistoleta dhe municion në Rahovec

Policia ka sekuestruar një pushkë automatike, dy pistoleta, 92 fishekë dhe katër karikatorë gjatë kontrollit në një shtëpi në Rahovec.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Policisë, pas informatave inteligjente për dyshime mbi posedimin e paautorizuar të armëve, zyrtarët e Stacionit Policor në Rahovec kanë lokalizuar të dyshuarin dhe vendbanimin e tij.

Me pëlqimin e të dyshuarit dhe me udhëzimin e prokurorit, policia ka kryer kontroll në shtëpi, ku janë gjetur dhe sekuestruar armët dhe municioni, transmeton Klankosova.tv

“Personi i dyshuar është shoqëruar në Stacionin Policor në Rahovec për intervistim dhe në koordinim me prokurorin të Shtetit, ndaj tij është iniciuar rasti ‘mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ dhe pas përfundimit të procedurave i njëjti është liruar”, thotë PK./Klankosova.tv

Lexo edhe

Gjenden armë e pajisje ushtarake në Leposaviq

Gjenden armë e pajisje ushtarake në Leposaviq

Lirim i fshehtë dhe rikthim në qeli: Hetimi i BBC-së nxjerr në dritë rastin e mësuesit

Lirim i fshehtë dhe rikthim në qeli: Hetimi i BBC-së nxjerr në dritë rastin e mësuesit

Mourinho për raportin me gjyqtarët: Nuk jam fajtor, jam fatkeq

Mourinho për raportin me gjyqtarët: Nuk jam fajtor, jam fatkeq