Maqedonci: Medalja enë “Cambrian Patrol ” dëshmi e profesionalizmit të FSK-së

Maqedonci: Medalja enë “Cambrian Patrol ” dëshmi e profesionalizmit të FSK-së

Maqedonci: Medalja enë “Cambrian Patrol ” dëshmi e profesionalizmit të FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka vlerësuar pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) për fitimin e medaljes së artë në garën prestigjioze “Cambrian Patrol 2026” në Mbretërinë e Bashkuar.

Maqedonci ka thënë se kjo arritje, në mesin e 120 ekipeve pjesëmarrëse, është dëshmi e profesionalizmit, disiplinës dhe përgatitjes së lartë të pjesëtarëve të FSK-së.

Sponsor 3M Express

Ai ka bërë të ditur se kjo arritje është nderuar edhe në Ambasadën e Kosovës në Londër, ku, nën mikpritjen e ambasadorit Ilir Kapiti, pjesëtarët e FSK-së ngritën flamurin e Republikës së Kosovës mbi ndërtesën e ambasadës, në një ceremoni ushtarake.

“Kjo arritje është dëshmi e qartë e profesionalizmit dhe përkushtimit të pjesëtarëve tanë, si dhe e rrugëtimit të vazhdueshëm të zhvillimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, ka shkruar Maqedonci në X..

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Çerdhja e re në Dardani të Prizrenit drejt përfundimit, do të ketë kapacitet për 160 fëmijë

Çerdhja e re në Dardani të Prizrenit drejt përfundimit, do të ketë kapacitet për 160 fëmijë

Mourinho thumbon Man Cityn: Ndoshta do të jem 80 vjeç kur të vijë dënimi

Mourinho thumbon Man Cityn: Ndoshta do të jem 80 vjeç kur të vijë dënimi

EUROPOL godet rrjetin ballkanik të drogës, pothuajse 50 të arrestuar

EUROPOL godet rrjetin ballkanik të drogës, pothuajse 50 të arrestuar