“Hakmarrje” për Kramatorskun, goditet rafineria më e madhe ruse

“Hakmarrje” për Kramatorskun, goditet rafineria më e madhe ruse

“Hakmarrje” për Kramatorskun, goditet rafineria më e madhe ruse

Pas sulmit të rëndë rus në Kramatorsk, ku u vranë të paktën 33 persona, një rafineri e madhe nafte në qytetin rus të Omskut është sulmuar me dronë.

Sponsor 3M Express

Banorët lokalë raportuan se gjatë sulmit janë dëgjuar të paktën dy shpërthime dhe është parë tym mbi objektin industrial. Sulmin e konfirmoi edhe guvernatori i rajonit të Omskut, Vitalij Hotsenko.

Rafineria e Omskut ndodhet më shumë se 2,500 kilometra larg Ukrainës.

Dëshmitarët thanë se gjatë sulmit janë dëgjuar dy shpërthime të fuqishme, ndërsa nga zona e rafinerisë është parë të dalë tym. “Rafineria në Omsk është nën sulm. Nga oxhaqet po del tym. Janë dëgjuar dy shpërthime”, thanë banorët.

Guvernatori Hotsenko njoftoi se mbrojtja ajrore ruse ishte aktivizuar për shkak të sulmit me dronë, ndërsa shërbimet emergjente në rajon ishin vendosur në gatishmëri të lartë.

Paralajmërim për dronë dhe kufizime në aeroport


Sulmi ndodhi pasi në rajonin e Omskut ishte shpallur alarm për rrezikun nga dronët. Për këtë arsye, në aeroportin e Omskut u vendosën përkohësisht kufizime për ngritjen dhe uljen e aeroplanëve.

Rafineria e Omskut është më e madhja në Rusi. Ajo ishte sulmuar edhe në korrik të këtij viti nga dronët ukrainas, pas së cilës puna në objekt ishte ndërprerë plotësisht.

U sulmuan edhe dy objekte të tjera

Sipas informacioneve të para, forcat ukrainase gjatë natës të së enjtes kanë sulmuar edhe dy objekte të tjera industriale në Rusi.

Bëhet fjalë për kompleksin e rafinerisë dhe petrokimisë “Gazprom Neftekhim Salavat” në Bashkortostan dhe fabrikën “Sasta” në rajonin e Rjazanit. Në të dyja objektet janë raportuar zjarre.

Sulmi ndaj rafinerisë në Omsk erdhi në të njëjtën ditë kur një sulm rus me bombë të drejtuar goditi një stacion autobusësh në Kramatorsk të Ukrainës.

Sipas autoriteteve ukrainase, në sulm u vranë 33 persona dhe u plagosën 18 të tjerë. Dy autobusë u goditën, ndërsa të paktën njëri prej tyre u dogj plotësisht.

Autoritetet ukrainase e kanë dënuar sulmin, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj civilëve. /Telegrafi/

Lexo edhe

Mourinho thumbon Man Cityn: Ndoshta do të jem 80 vjeç kur të vijë dënimi

Mourinho thumbon Man Cityn: Ndoshta do të jem 80 vjeç kur të vijë dënimi

EUROPOL godet rrjetin ballkanik të drogës, pothuajse 50 të arrestuar

EUROPOL godet rrjetin ballkanik të drogës, pothuajse 50 të arrestuar

12-vjeçarja humb jetën pasi piu një ‘milkshake’ nga blenderi i palarë

12-vjeçarja humb jetën pasi piu një ‘milkshake’ nga blenderi i palarë