Shqipëri – Finlandë, dalin në shitje biletat për sfidën në “Air Albania”

Shqipëri – Finlandë, dalin në shitje biletat për sfidën në “Air Albania”

Shqipëri – Finlandë, dalin në shitje biletat për sfidën në “Air Albania”

Kombëtarja shqiptare rikthehet në “Air Albania” më 12 nëntor, për një nga sfidat më të rëndësishme të saj në UEFA Nations League. Kuqezinjtë do të përballen me Finlandën në orën 20:45, në ndeshjen e parafundit të Grupit C1.

Federata e Futbollit njofton se biletat për ndeshjen Shqipëri – Finlandë kanë dalë në shitje. Biletat janë të ndara sipas kategorive të përcaktuara për stadiumin “Air Albania”.

Sponsor 3M Express

FSHF fton të gjithë tifozët dhe futbolldashësit shqiptarë që të jenë të pranishëm në stadium dhe të mbështesin nga afër Kombëtaren në këtë përballje të rëndësishme.

Shqipëria kryeson aktualisht Grupin C1 me 9 pikë, ndërsa Bjellorusia dhe Finlanda kanë nga 7 pikë. Sfida e 12 nëntorit pritet të luajë një rol të rëndësishëm në garën për vendin e parë në grup.

FSHF nënvizon se biletat do të shiten vetëm ONLINE në këtë link dhe çdo faqe tjetër është e paautorizuar për të shitur bileta.

The post Shqipëri – Finlandë, dalin në shitje biletat për sfidën në “Air Albania” appeared first on Insajderi.

Lexo edhe

Arrestohet në Tiranë një shtetas i Ukrainës, dyshohet për trafikim të lëndëve narkotike

Arrestohet në Tiranë një shtetas i Ukrainës, dyshohet për trafikim të lëndëve narkotike

Nushit të PSD-së “s’ia mbush syrin” Shiroka-Pula: Presidente që i konvenon Kurtit, erdhi përmes “ligjit farsë” të PDK-së

Nushit të PSD-së “s’ia mbush syrin” Shiroka-Pula: Presidente që i konvenon Kurtit, erdhi përmes “ligjit farsë” të PDK-së

Ronaldo nuk përmbahet ndaj moderatorit: Thuaji të ndalojë botoksin, duket si mollë

Ronaldo nuk përmbahet ndaj moderatorit: Thuaji të ndalojë botoksin, duket si mollë