Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada Gjermane në Shkup me rastin e Ditës së Bashkimit Gjerman.
Sali theksoi rëndësinë e bashkimit, solidaritetit dhe vizionit për një të ardhme të përbashkët, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen e Gjermanisë ndaj Maqedonisë së Veriut dhe procesit të integrimit evropian.
“Ky përvjetor na kujton fuqinë e bashkimit, solidaritetit dhe vizionit për një të ardhme të përbashkët”, shkroi Sali.
Ai uroi Ditën e Bashkimit Gjerman dhe vlerësoi miqësinë mes dy vendeve.




