Kryetari i Guxo i bën thirrje LDK-së për bashkëpunim: Kanë mbetur vetëm 24 orë për zgjedhjen e presidentit

Kryetari i Guxo i bën thirrje LDK-së për bashkëpunim: Kanë mbetur vetëm 24 orë për zgjedhjen e presidentit
Kryetari i Partisë Guxo, Faton Peci, i ka bërë thirrje Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për reflektim dhe angazhim të përbashkët, me qëllim të tejkalimit të situatës aktuale politike. Peci, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kanë mbetur vetëm 24 orë për zgjedhjen e presidentit të Kosovës. “Duke parë ngjarjet aktuale dhe duke […]

Kryetari i Partisë Guxo, Faton Peci, i ka bërë thirrje Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për reflektim dhe angazhim të përbashkët, me qëllim të tejkalimit të situatës aktuale politike.

Peci, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kanë mbetur vetëm 24 orë për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

“Duke parë ngjarjet aktuale dhe duke pasur parasysh se kemi vetëm edhe 24 orë për ta zgjedhur Presidentin/-en e Kosovës, si Kryetar i Partisë Guxo i bëj thirrje LDK-së për reflektim e angazhim të përbashkët me qëllim të tejkalimit të kësaj situate”, ka shkruar Peci.

Sipas tij, zgjedhja e presidentit do të kontribuonte në kompletimin e institucioneve të larta të vendit dhe në krijimin e stabilitetit institucional.

“Zgjedhja e Presidentit/-es jo vetëm do t’i kompletonte institucionet tona të larta, por edhe do të krijonte stabilitet në këto kohë sfiduese”, ka deklaruar ai.

Peci ka thënë se stabiliteti institucional është i nevojshëm edhe për përballimin e sfidave që lidhen me proceset gjyqësore në Hagë.

Ai ka bërë thirrje për bashkëpunim dhe kompromis politik, duke theksuar se tejkalimi i situatës aktuale është në interes të Kosovës.

“Të punojmë së bashku, të japim maksimumin që të tejkalojmë ditët e vështira që po kalon Kosova. T’ua dëshmojmë të gjithëve, po edhe vetes sonë e njëri-tjetrit, se e duam Kosovën, vendin tonë të bekuar”, ka shkruar Peci.

“Për Kosovën ia vlen kompromisi, ia vlen tejkalimi i vetvetes, ia vlen marrëveshja. Për Kosovën ia vlen gjithçka”, ka përfunduar ai./Telegrafi/

Lexo edhe

Pamje nga protesta: Policia shihet duke ushtruar dhunë ndaj një protestuesi

Pamje nga protesta: Policia shihet duke ushtruar dhunë ndaj një protestuesi

Specialja dhe presidenti përplasin partitë, mbeten pak orë deri në mbyllje të afatit kushtetues

Specialja dhe presidenti përplasin partitë, mbeten pak orë deri në mbyllje të afatit kushtetues

Dellova dhe Krasniqi lënë pas emrat e mëdhenj, dyshja e Kosovës në krye të Ligës së Kombeve

Dellova dhe Krasniqi lënë pas emrat e mëdhenj, dyshja e Kosovës në krye të Ligës së Kombeve