Hamza: Ligji për Specialen i tejkalon përmasat e një partie

Hamza: Ligji për Specialen i tejkalon përmasat e një partie
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, i është bashkuar protestës së sotme, duke kërkuar miratimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Hamza tha se qytetarët po kërkojnë nga Kuvendi që ta miratojë këtë projektligj, duke theksuar se çështja, sipas tij, tejkalon interesat e një partie politike. […]

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, i është bashkuar protestës së sotme, duke kërkuar miratimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Hamza tha se qytetarët po kërkojnë nga Kuvendi që ta miratojë këtë projektligj, duke theksuar se çështja, sipas tij, tejkalon interesat e një partie politike.

“Ligji është domosdoshmëri. Nuk ka asnjë arsye që ligji të mos aprovohet në dy lexime. Ligji nuk ka të bëjë me një parti politike, ka të bëjë me një çështje që i kalon përmasat e një partie”, deklaroi Hamza.

Ai shtoi se miratimi i këtij ligji lidhet me, siç u shpreh, mbrojtjen e së kaluarës, historisë dhe të ardhmes.

“Ka të bëjë me mbrojtjen e të kaluarës, të historisë, tash edhe të ardhmes”, tha kryetari i PDK-së.

Hamza iu bashkua protestuesve në ditën kur po kërkohet që Kuvendi i Kosovës të shqyrtojë dhe miratojë ndryshimet ligjore që lidhen me Dhomat e Specializuara./Telegrafi/

Lexo edhe

Specialja dhe presidenti përplasin partitë, mbeten pak orë deri në mbyllje të afatit kushtetues

Specialja dhe presidenti përplasin partitë, mbeten pak orë deri në mbyllje të afatit kushtetues

Pamje nga protesta: Policia shihet duke ushtruar dhunë ndaj një protestuesi

Pamje nga protesta: Policia shihet duke ushtruar dhunë ndaj një protestuesi

Dellova dhe Krasniqi lënë pas emrat e mëdhenj, dyshja e Kosovës në krye të Ligës së Kombeve

Dellova dhe Krasniqi lënë pas emrat e mëdhenj, dyshja e Kosovës në krye të Ligës së Kombeve