Rasti i dyshuar i murtajës në Rusi, SHBA: Po e ndjekim nga afër

Rasti i dyshuar i murtajës në Rusi, SHBA: Po e ndjekim nga afër
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se SHBA-ja po e monitoron nga afër rastin e një studiueseje në Rusi, e cila vdiq pasi dyshohet se mund të ishte ekspozuar ndaj murtajës pneumonike. 28-vjeçarja punonte në Institutin Kërkimor Kundër Murtajës në Irkutsk dhe ndërroi jetë nga një pneumoni me origjinë të panjohur. Autoritetet ruse […]

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se SHBA-ja po e monitoron nga afër rastin e një studiueseje në Rusi, e cila vdiq pasi dyshohet se mund të ishte ekspozuar ndaj murtajës pneumonike.

28-vjeçarja punonte në Institutin Kërkimor Kundër Murtajës në Irkutsk dhe ndërroi jetë nga një pneumoni me origjinë të panjohur.

Autoritetet ruse kanë thënë se deri tani nuk ka prova se sëmundja lidhej me patogjenët me të cilët ajo punonte.

Rreth 200 persona që kishin pasur kontakt me studiuesen po monitorohen, ndërsa një institucion ku ajo ishte trajtuar është vendosur në karantinë.

Rubio tha se situata nuk përbën aktualisht arsye për alarm, por kërkon vëmendje dhe monitorim të vazhdueshëm.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, murtaja pneumonike është forma më e rëndë e sëmundjes dhe mund të transmetohet nga personi në person përmes grimcave të frymëmarrjes.

Megjithatë, trajtimi i hershëm me antibiotikë mund të jetë efektiv.

Ekspertët thonë se, nëse bëhet fjalë për një rast të izoluar, rreziku i përhapjes më të gjerë mbetet i kufizuar. /Telegrafi/

Lexo edhe

Specialja dhe presidenti përplasin partitë, mbeten pak orë deri në mbyllje të afatit kushtetues

Specialja dhe presidenti përplasin partitë, mbeten pak orë deri në mbyllje të afatit kushtetues

Pamje nga protesta: Policia shihet duke ushtruar dhunë ndaj një protestuesi

Pamje nga protesta: Policia shihet duke ushtruar dhunë ndaj një protestuesi

Dellova dhe Krasniqi lënë pas emrat e mëdhenj, dyshja e Kosovës në krye të Ligës së Kombeve

Dellova dhe Krasniqi lënë pas emrat e mëdhenj, dyshja e Kosovës në krye të Ligës së Kombeve