Rubio uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë, thekson partneritetin strategjik me SHBA-në

Rubio uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë, thekson partneritetin strategjik me SHBA-në

Rubio uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë, thekson partneritetin strategjik me SHBA-në

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka uruar popullin shqiptar me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.

Sponsor 3M Express

Në mesazhin e publikuar më 28 nëntor 2026, Rubio ka theksuar marrëdhëniet e forta mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë, të cilat, sipas tij, bazohen në sigurinë kolektive, prosperitetin ekonomik dhe lidhjet mes qytetarëve, transmeton Klankosova.tv.

Ai ka mirëpritur thellimin e bashkëpunimit të Shqipërisë me SHBA-në në çështjet kryesore të mbrojtjes dhe politikës së jashtme.

“Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria gëzojnë një marrëdhënie të fortë, të ndërtuar mbi sigurinë kolektive, prosperitetin ekonomik dhe lidhjet mes njerëzve. Ne e mirëpresim thellimin e bashkëpunimit të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara në çështje kyçe të mbrojtjes dhe politikës së jashtme”.

Rubio ka veçuar edhe bashkëpunimin në përballjen me grupet kriminale transnacionale, kartelet e trafikut të drogës dhe kërcënimet kibernetike, duke vlerësuar përpjekjet e përbashkëta për forcimin e sigurisë kibernetike të Shqipërisë.

“Partneriteti ynë strategjik me Shqipërinë i bën qytetarët tanë më të sigurt dhe më të begatë”, ka theksuar Rubio.

Në fund të mesazhit, sekretari amerikan i Shtetit ka shprehur gatishmërinë e SHBA-së për të thelluar të gjitha aspektet e marrëdhënieve të dobishme për të dyja vendet.

Lexo edhe

“Aleanca jonë e NATO-s është themeli i mbrojtjes së përbashkët”, mesazhi urues për 28 Nëntorin

“Aleanca jonë e NATO-s është themeli i mbrojtjes së përbashkët”, mesazhi urues për 28 Nëntorin

Rubio uron Ditën e Pavarësisë: Thellojmë partneritetin strategjik SHBA-Shqipëri

Rubio uron Ditën e Pavarësisë: Thellojmë partneritetin strategjik SHBA-Shqipëri

Kurti: Liria dhe pavarësia u përcollën brez pas brezi, fjalë pas fjale

Kurti: Liria dhe pavarësia u përcollën brez pas brezi, fjalë pas fjale