Me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, është përcjellë një mesazh urimi dhe partneriteti, ku vlerësohet roli i Aleancës së NATO-s, angazhimi për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes dhe bashkëpunimi i përbashkët kundër sfidave të sigurisë.

Në urim theksohet se bashkëpunimi dypalësh synon përballjen me kërcënimet kibernetike, krimin transnacional dhe kartelet, për të garantuar sigurinë e të dy vendeve, përcjell Gazeta Sinjali.
Përkthimi i plotë i mesazhit në shqip:
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë!
Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Shqipëri.
Aleanca jonë e NATO-s është themeli i mbrojtjes sonë të përbashkët. Ne e mirëpresim angazhimin e Shqipërisë për të rritur shpenzimet e mbrojtjes për të forcuar sigurinë kolektive. Së bashku, po përballemi me kërcënimet kibernetike, krimin transnacional dhe kartelet për t’i mbajtur të dy kombet tona të sigurta.”
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





