Policia e Kosovës ka bërë të ditur një rast të personit të zhdukur në Lipjan.

Rasti e ka raportuar një person për mbesën e tij, që jetonte në strehimore.
“Lipjan 26.11.2027-17:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se mbesa e tij e cila ka qenë duke jetuar në strehimore, është larguar dhe nuk di për vend ndodhjen e saj”, thuhet në raport.
Policia thekson se rasti po hetohet. /Telegrafi/





