Koncerti, i cili do të mbahet më 4 dhjetor 2026 në Prishtinë, në sallën “1 Tetori”, sjell një koncept artistik që ndërthur muzikën live me rrëfime personale dhe emocione nga rrugëtimi artistik i këngëtares.

Përmes kësaj marrëveshjeje, RTK-ja do të kujdeset për realizimin televiziv dhe transmetimin e koncertit ne kuader te programit festiv te vitit te ri duke ua mundësuar edhe shikuesve që ta ndjekin këtë ngjarje muzikore përmes ekranit televiziv dhe platformave të tjera mediale që disponon RTK.
Me këtë bashkëpunim, RTK-ja vazhdon të mbështesë promovimin e muzikës dhe krijimtarisë artistike, duke sjellë para publikut ngjarje të rëndësishme kulturore dhe muzikore.”
Burimi: RTKLive





