Trump thotë se ka folur direkt me bordin e Nvidia-s për rikthimin e Huang

Trump thotë se ka folur direkt me bordin e Nvidia-s për rikthimin e Huang

Trump thotë se ka folur direkt me bordin e Nvidia-s për rikthimin e Huang

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka cilësuar si “lajm shumë emocionues” rikthimin e Jensen Huang në pozitën e drejtorit ekzekutiv të kompanisë Nvidia.

Sponsor 3M Express

Në një intervistë për CNBC, Trump tha se kishte komunikuar drejtpërdrejt dhe tërthorazi me bordin e Nvidia-s lidhur me Huang, duke vlerësuar se anëtarët e tij kishin qenë “shumë, shumë të arsyeshëm”.

Ai tha se kishte këmbëngulur që Huang të rikthehej në krye të kompanisë dhe se për këtë çështje ishte zhvilluar një hetim i hollësishëm, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv

“Hetimi tregoi se ai kishte bërë gjykim të gabuar në disa çështje, kryesisht të palidhura me këtë rast, por se nuk kishte bërë asgjë të gabuar”, deklaroi Trump.

Trump shtoi se bordi kishte kërkuar garanci lidhur me rrezikun e mundshëm për sigurinë kombëtare amerikane dhe se ai ua kishte dhënë këtë siguri.

Çështja lidhet me raportimet e mëhershme të The New York Times, sipas të cilave sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, kishte dërguar një memorandum te zyrtarë të lartë në Washington, duke ngritur shqetësime për marrëdhënien e Huangut me një grua të dyshuar për spiunazh në favor të Kinës.

Bordi i Nvidia-s e riktheu Huangun në pozitën e drejtorit ekzekutiv, presidentit dhe anëtarit të bordit më 23 nëntor, me vendim unanim.

Kompania bëri të ditur se vendimi u mor pas konsultimeve me zyrtarë të lartë të qeverisë amerikane, duke vlerësuar se rikthimi i tij nuk përbën rrezik për sigurinë kombëtare.

Lexo edhe

Tyson Fury rrëfen betejën me shëndetin mendor: U diagnostikova me skizofreni…

Tyson Fury rrëfen betejën me shëndetin mendor: U diagnostikova me skizofreni…

Gjyqi për mashtrimin me ‘Call Center’: Të huajt u dëmtuan 1.9 milion euro nga grupi i të akuzuarve

Gjyqi për mashtrimin me ‘Call Center’: Të huajt u dëmtuan 1.9 milion euro nga grupi i të akuzuarve

Anëtarësimi në BE, Shqipëria do të mbyllë edhe pesë kapituj brenda dhjetorit

Anëtarësimi në BE, Shqipëria do të mbyllë edhe pesë kapituj brenda dhjetorit