“Pagë dinjitoze dhe paga e 13-të”, nesër protestojnë punëtorët e KEK-ut

“Pagë dinjitoze dhe paga e 13-të”, nesër protestojnë punëtorët e KEK-ut

“Pagë dinjitoze dhe paga e 13-të”, nesër protestojnë punëtorët e KEK-ut

Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (SRKEK) ka bërë thirrje publike për të gjithë punëtorët e divizioneve të KEK-ut që të bashkohen nesër në një protestë masive para zyrave të menaxhmentit dhe Bordit Drejtues në Toskanë.

Sponsor 3M Express

Protesta e cila është caktuar të mbahet nesër, më 12 nëntor, në orën 11:00, vjen si rrjedhojë e mospërgjigjes pozitive nga ana e menaxhmentit dhe bordit ndaj kërkesave të drejtuara më parë nga përfaqësuesit e punëtorëve.

Përmes një komunikate për media të nënshkruar nga kryetari i Sindikatës së Re, Xhelal Jashari, theksohet se punëtorët po përballen çdo ditë me kushte të vështira pune në miniera e termocentrale — përfshirë pluhurin, temperaturat ekstreme dhe rrezikshmërinë e lartë — pa marrë vlerësimin e merituar financiar.

Kërkesat kryesore të punëtorëve përfshijnë:

  • Caktimin e një page të dinjitetshme për të gjithë punonjësit;
  • Ekzekutimin e pagës së 13-të;
  • Përmirësimin e kushteve të punës dhe vlerësimin e rrezikshmërisë në vendin e punës.

Nga SRKEK u është bërë thirrje të gjithë punonjësve nga DPQ, TC Kosova A, TC Kosova B dhe Siguria Fizike që të bëhen bashkë në këtë përbalje për të drejtat e tyre.

“Nuk kërkojmë lëmoshë e as privilegje, por dinjitetin që na takon për punën që bëjmë. Nesër nuk dalim për inat të askujt, por për veten dhe familjet tona,” thuhet ndër të tjera në thirrjen e sindikatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

E bujshme: RB Leipzig rivalizon klubet e mëdha për Lutfi Dalipin

E bujshme: RB Leipzig rivalizon klubet e mëdha për Lutfi Dalipin

Maqedonci: NATO-ja po validon kapacitetet mjekësore të FSK-së

Maqedonci: NATO-ja po validon kapacitetet mjekësore të FSK-së

Protestuesit në Tiranë lënë Ministrinë e Arsimit, vendosen përpara Kryeministrisë

Protestuesit në Tiranë lënë Ministrinë e Arsimit, vendosen përpara Kryeministrisë