Ronaldo në telashe serioze: Federata Portugeze hap procedurë, konsideron ta pezullojë për gjashtë muaj

Cristiano Ronaldo mund të përballet me një pezullim deri në gjashtë muaj për largimin pa autorizim nga grumbullimi i Kombëtares së Portugalisë.

Sponsor 3M Express

Sulmuesi 41-vjeçar u largua më herët nga grumbullimi pas përplasjes me trajnerin Jorge Jesus, ndërsa tashmë ndaj tij është hapur procedurë disiplinore.

Sipas “A Bola”, procedura është iniciuar bazuar në nenin 160 të Rregullores Disiplinore të Federatës Portugeze të Futbollit.

Ky nen parasheh pezullim nga një deri në gjashtë muaj për një lojtar të grumbulluar me Kombëtaren që, pa arsye të vlefshme, largohet nga stërvitja, ndeshja apo ndonjë aktivitet i përfaqësueses.

Për një futbollist profesionist parashihet edhe gjobë prej 510 deri në 1 mijë e 20 euro.

Madje, rregullorja përcakton se largimi i paautorizuar sjell edhe pezullim automatik parandalues, ndërsa çështja shqyrtohet nga organet disiplinore.

Ronaldo vetë ka pranuar se nuk duhej të ishte larguar nga grumbullimi dhe ka thënë se përgjegjësia për këtë veprim është e tij, ndërsa ka lënë të hapur mundësinë që të dënohet.

Megjithatë, “A Bola” raporton se deklarata e tij mund të ndikojë në masën e dënimit, pasi rregullorja parashikon lehtësim të sanksionit në rast të pranimit të plotë dhe pa rezerva të shkeljes. Në skenarin më të favorshëm për Ronaldon, dënimi minimal mund të reduktohet në 15 ditë pezullim dhe 255 euro gjobë./Telegrafi/

Lexo edhe

Kush ia dha votën e vetme Eliza Hoxhës për Presidente?

Kush ia dha votën e vetme Eliza Hoxhës për Presidente?

Bebe Rexha e ‘kall’ atmosferën, këndon shqip “Hajde halla e madhe” (VIDEO)

Bebe Rexha e ‘kall’ atmosferën, këndon shqip “Hajde halla e madhe” (VIDEO)

Rusia përballet me mbi 1600 sanksione të reja të BE-së

Rusia përballet me mbi 1600 sanksione të reja të BE-së