“Më telefonoi para se të vdiste por s’arrita t’ia hapja”, flet nëna e muzikantit zviceran që vdiq nga zjarri

“Më telefonoi para se të vdiste por s’arrita t’ia hapja”, flet nëna e muzikantit zviceran që vdiq nga zjarri

“Më telefonoi para se të vdiste por s’arrita t’ia hapja”, flet nëna e muzikantit zviceran që vdiq nga zjarri

Personi që humbi jetën në zjarrin e një pallati në Obereinterthur të martën është identifikuar. Bëhet fjalë për producentin muzikor zviceran Marco Heer, 47 vjeç.

Sponsor 3M Express

Zjarri shpërtheu të martën, më 6 tetor, në një ndërtesë banimi në Oberwinterthur. Flakët përfshinë katin e papafingos dhe gjatë operacionit të shuarjes zjarrfikësit gjetën një person të pajetë në njërin prej apartamenteve.

Fillimisht identiteti i viktimës nuk ishte bërë i ditur, ndërsa policia kishte konfirmuar se bëhej fjalë për banorin që ishte raportuar i zhdukur. Më vonë u konfirmua se viktima ishte Marco Heer.

Për këtë humbje të rëndë, nëna e viktimës, ka rrëfyer momentet e dhimbshme pas tragjedisë.

Nëna e 47-vjeçarit, Gabriella Heer, ka treguar se djali i saj kishte tentuar ta telefononte rreth orës 09:07 të mëngjesit, pak para se të raportohej zjarri, shkruan Blick, transmeton Telegrafi.

Ajo nuk arriti t’i përgjigjej telefonatës dhe kishte planifikuar ta merrte më vonë. Pak pas kësaj, ajo mori vesh për zjarrin në Oberëinterthur dhe pa nga afër tymin që ngrihej mbi ndërtesë.

Gjatë pasdites, kur ekipet e emergjencës gjetën trupin, nëna tha se menjëherë kishte kuptuar se mund të ishte djali i saj.

“E dija se mund të ishte vetëm Marco. Që nga ai moment vetëm dridhesha”, ka rrëfyer ajo.

Më vonë, policia shkoi në banesën e saj dhe mori një mostër ADN-je për identifikim.

Kishte probleme shëndetësore dhe varësi

Nëna e Marco Heer ka treguar gjithashtu për vështirësitë me të cilat ai ishte përballur gjatë jetës.

Sipas saj, ai kishte vuajtur nga skizofrenia dhe rreth një muaj para vdekjes kishte ndërprerë vetë marrjen e ilaçeve, pas së cilës gjendja e tij ishte përkeqësuar.

Ajo kishte dashur të kërkonte ndërhyrjen e autoriteteve për ta ndihmuar, por djali i saj nuk kishte pranuar.

Heer kishte filluar të konsumonte drogë dhe alkool që në moshën 15-vjeçare, ndërsa problemet e shëndetit mendor ishin shfaqur më vonë.

Megjithatë, nëna e përshkruan atë si një person shumë kreativ, të ndjeshëm dhe gjithmonë të gatshëm për të ndihmuar të tjerët.

Ishte duke punuar në muzikë deri një ditë para vdekjes

Një prej personave që e kishte parë Marco Heer për herë të fundit ishte DJ Mr. Pink, emri i vërtetë i të cilit është Andreas Pereira.

Të dy ishin njohur rreth një vit më parë në një klinikë për trajtimin e varësisë, ku kishin kryer trajtim për varësinë nga kokaina.

Pas trajtimit, ata kishin vazhduar të mbanin kontakte dhe të punonin së bashku në muzikë.

Pereira ka treguar se ata kishin prodhuar pesë këngë në një periudhë të shkurtër, me të duke luajtur meloditë në tastierë dhe Heer duke u marrë me ritmet dhe aranzhimet.

Ai e kishte vizituar për herë të fundit më 5 tetor, një ditë para zjarrit.

Sipas tij, atë ditë Heer ishte nervoz dhe kishte treguar se po dëgjonte sërish zëra dhe se kishte nevojë t’i rifillonte ilaçet.

Të nesërmen, ai dhe Marco kishin planifikuar të takoheshin përsëri.

Ndërkohë, policia kantonale e Cyrihut vazhdon hetimet për shkakun e zjarrit, i cili ende nuk është bërë i ditur. Dëmet materiale nga zjarri vlerësohen në më shumë se një milion franga, ndërsa disa apartamente mbeten të pabanueshme./Telegrafi/

Lexo edhe

IHDNj kërkon shpëtimin e menjëhershëm të minatorëve në Trepçë dhe nisjen e hetimeve

IHDNj kërkon shpëtimin e menjëhershëm të minatorëve në Trepçë dhe nisjen e hetimeve

MIRUD, nga “Djali” te “Desnudo”: Artisti shqiptar që po lidh dy botë

MIRUD, nga “Djali” te “Desnudo”: Artisti shqiptar që po lidh dy botë

Cakolli: Procedura e zgjedhjes së presidentes ishte në vijë me rendin kushtetues (VIDEO)

Cakolli: Procedura e zgjedhjes së presidentes ishte në vijë me rendin kushtetues (VIDEO)

“Më telefonoi para se të vdiste por s’arrita t’ia hapja”, flet nëna e muzikantit zviceran që vdiq nga zjarri | Momenti