Minatorët e ngujuar në Trepçë, Rizvanolli: Po organizohet dalja graduale përmes daljes emergjente

Minatorët e ngujuar në Trepçë, Rizvanolli: Po organizohet dalja graduale përmes daljes emergjente

Minatorët e ngujuar në Trepçë, Rizvanolli: Po organizohet dalja graduale përmes daljes emergjente

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka reaguar pas lajmit se 63 minatorë kanë mbetur të ngujuar në horizontin e 11-të të Minierës së Trepçës.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi në Facebook, Rizvanolli tha se ekipet teknike po punojnë për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me energji, kurse po organizohet dalja graduale e minatorëve përmes daljes emergjente.

Ajo tha se minatorët janë pjesë e ndërrimit të dytë i cili përfundon punën në orën 23:00.

“Sipas informatave nga menaxhmenti i Trepçës, minatorët që ndodhen brenda minierës pas defektit në pajisjet elektrike janë në gjendje të mirë. Ata janë pjesë e ndërrimit të dytë, i cili përfundon në orën 23:00. Ekipet teknike po punojnë për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me energji. Ndërkohë, po organizohet dalja graduale e minatorëve përmes daljes emergjente. Menaxhmenti është në vendngjarje, ku kanë qenë edhe policia dhe zjarrfikësit”, ka shkruar Rizvanolli.

Lexo edhe

MIRUD, nga “Djali” te “Desnudo”: Artisti shqiptar që po lidh dy botë

MIRUD, nga “Djali” te “Desnudo”: Artisti shqiptar që po lidh dy botë

Cakolli: Procedura e zgjedhjes së presidentes ishte në vijë me rendin kushtetues (VIDEO)

Cakolli: Procedura e zgjedhjes së presidentes ishte në vijë me rendin kushtetues (VIDEO)

Arsenali s’e ka harruar Julian Alvarezin, gati oferta marramendëse për janar

Arsenali s’e ka harruar Julian Alvarezin, gati oferta marramendëse për janar