Rizvanolli: Minatorët në minierën e “Trepçës” janë në gjendje të mirë

Rizvanolli: Minatorët në minierën e “Trepçës” janë në gjendje të mirë

Rizvanolli: Minatorët në minierën e “Trepçës” janë në gjendje të mirë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se minatorët që ndodhen brenda minierës së Trepçës janë në gjendje të mirë, pas një defekti në pajisjet elektrike.

Sipas informatave nga menaxhmenti i Trepçës, minatorët janë pjesë e ndërrimit të dytë, i cili përfundon në orën 23:00.

Sponsor 3M Express

Ekipet teknike po punojnë për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me energji elektrike.

Ndërkohë, është duke u organizuar dalja graduale e minatorëve përmes daljes emergjente.

Menaxhmenti i Trepçës ndodhet në vendngjarje, ndërsa aty kanë qenë edhe ekipet e Policisë dhe zjarrfikësve.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Kush ia dha votën e vetme Eliza Hoxhës për Presidente?

Kush ia dha votën e vetme Eliza Hoxhës për Presidente?

Bebe Rexha e ‘kall’ atmosferën, këndon shqip “Hajde halla e madhe” (VIDEO)

Bebe Rexha e ‘kall’ atmosferën, këndon shqip “Hajde halla e madhe” (VIDEO)

Rusia përballet me mbi 1600 sanksione të reja të BE-së

Rusia përballet me mbi 1600 sanksione të reja të BE-së