Real Madrid pëson humbje befasuese në shtëpi nga Alaves

Real Madrid pëson humbje befasuese në shtëpi nga Alaves

Real Madrid pëson humbje befasuese në shtëpi nga Alaves

Skuadra mysafire e ka nisur më mirë takimin dhe ka kaluar në epërsi në minutën e njëzet e dytë, kur Toni Martinez ka shënuar për 1:0.

Alavesi e ka dyfishuar epërsinë në minutën e gjashtëdhjetë e një. Angel Perez ka realizuar për 2:0, duke e vështirësuar edhe më shumë situatën për madrilenët.

Sponsor 3M Express

Real ka reaguar vetëm tetë minuta më vonë dhe e ka ngushtuar rezultatin në 2:1. Kylian Mbappe ka shënuar pas asistimit të Jude Bellingham.

Pavarësisht përpjekjeve në minutat e mbetura, skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho nuk ka arritur ta shmangë humbjen.

Kjo disfatë është një goditje për Real Madrid, që mbetet në vendin e tretë, ndërsa Barcelona vazhdon të kryesojë kampionatin. Ndërsa Alaves me këtë fitore renditet në vendin e tetë.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Nesër pritet mot i acartë në Kosovë, temperaturat zbresin deri në -8 gradë

Nesër pritet mot i acartë në Kosovë, temperaturat zbresin deri në -8 gradë

Dy të dyshuar ndalohen për përgatitje të vrasjes së rëndë

Dy të dyshuar ndalohen për përgatitje të vrasjes së rëndë

Real Madridi shokohet në “Bernabeu” nga Alaves

Real Madridi shokohet në “Bernabeu” nga Alaves