Haxhiu: Kosova dhe Shqipëria ndajnë historinë e përbashkët dhe aspiratën për BE

Haxhiu: Kosova dhe Shqipëria ndajnë historinë e përbashkët dhe aspiratën për BE

Haxhiu: Kosova dhe Shqipëria ndajnë historinë e përbashkët dhe aspiratën për BE

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë në pritjen shtetërore të organizuar nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Me këtë rast, Haxhiu ka theksuar lidhjen historike ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, duke vlerësuar rolin e Shqipërisë në historinë e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Ajo ka thënë se të dyja shtetet, përveç historisë së përbashkët, ndajnë edhe aspiratën për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Haxhiu ka theksuar rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit dhe bashkërendimit të angazhimeve ndërkombëtare ndërmjet dy vendeve për të ecur më shpejt drejt këtij synimi.

Sponsor 3M Express

“Festa e Flamurit na bashkon kudo që jemi. Është dita kur kujtojmë historinë e përbashkët, sakrificën e brezave dhe rrugën e gjatë të shqiptarëve drejt lirisë e pavarësisë. Nga kryengritjet që i paraprinë shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë e deri te lufta e Adem Jasharit dhe e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, flamuri kuqezi u ka prirë përpjekjeve tona për liri. E ruajtëm në shtëpitë tona edhe kur na ndalohej ta shpalosnim, e ngritëm në demonstrata kur na mohohej liria dhe nën të luftuan çlirimtarët tanë. Shqipërinë e kishim në mendje e në zemër edhe atëherë kur nuk na lejohej ta kalonim kufirin”, tha ajo.

Sipas saj, Shqipëria zë një vend të veçantë në historinë e lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës, ashtu siç zë Kosova në historinë e pavarësisë së Shqipërisë.

“Sot, përveç historisë së përbashkët, Kosova dhe Shqipëria ndajnë edhe aspiratën për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Besoj se duke e thelluar bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve tona dhe duke i bashkërenduar angazhimet tona ndërkombëtare, do të ecim më shpejt drejt realizimit të kësaj aspirate. Uroj që brezat e ardhshëm të shqiptarëve ta trashëgojnë dashurinë për njëri-tjetrin, ashtu siç e trashëguam ne nga brezat para nesh. E ne që sot kemi përgjegjësi shtetërore, do të vazhdojmë të punojmë që Kosova e Shqipëria të zhvillohen e të fuqizohen përkrah njëra-tjetrës. Gëzuar 28 Nëntorin! Gëzuar Ditën e Flamurit!”, shkroi Haxhiu.

 

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Nesër pritet mot i acartë në Kosovë, temperaturat zbresin deri në -8 gradë

Nesër pritet mot i acartë në Kosovë, temperaturat zbresin deri në -8 gradë

Dy të dyshuar ndalohen për përgatitje të vrasjes së rëndë

Dy të dyshuar ndalohen për përgatitje të vrasjes së rëndë

Real Madridi shokohet në “Bernabeu” nga Alaves

Real Madridi shokohet në “Bernabeu” nga Alaves