Deportivo Alaves ka shkaktuar befasi në javën e 14-të të LaLigës, duke e mposhtur Real Madridin me rezultat 2-1 në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Skuadra mysafire kaloi në epërsi në minutën e 21-të me golin e Toni Martinezit. Sulmuesi përfitoi nga një gabim në mbrojtjen e Real Madridit, ndërsa LaLiga ia atribuoi atij golin e parë, pavarësisht se Mariano Diaz e dërgoi topin në rrjetë pas tentimit të tij, raporton Klankosova.tv.
Real Madridi u përpoq të reagonte, por Alaves arriti ta ruante epërsinë deri në fund të pjesës së parë.
Në minutën e 61-të, mysafirët e dyfishuan avantazhin. Mariano Diaz asistoi për Angel Perezin, i cili doli i vetëm përballë Thibaut Courtois dhe shënoi për 0-2.
Reagimi i madrilenëve erdhi në minutën e 69-të, kur Kylian Mbappe shënoi për 1-2, pas një aksioni të ndërtuar së bashku me Yan Diomanden dhe Jude Bellinghamin.
Në minutën e 88-të, Real Madridi mbeti me një lojtar më pak, pasi Bellingham u përjashtua me karton të kuq pas dy kartonëve të verdhë. Arbitri e ndryshoi vendimin fillestar për penallti, pas rishikimit të aksionit në VAR, duke vlerësuar se mesfushori anglez kishte simuluar.
Kështu, Reali bie në vendin e tretë me 33 pikë nga 14 ndeshje, të dytin e zë Atletico me një pikë më shumë me ndeshje të barabarta, kurse vendin e parë e mban Barcelona me 36 pikë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.
Alaves në anën tjetër është në vendin e 8-të.





