Dy të dyshuar ndalohen për përgatitje të vrasjes së rëndë

Dy të dyshuar ndalohen për përgatitje të vrasjes së rëndë

Dy të dyshuar ndalohen për përgatitje të vrasjes së rëndë

Policia e Kosovës, përkatësisht hetuesit e Njësisë së Hetimeve të Përgjithshme në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe Prokurorinë Themelore në Prishtinë, njofton se kanë realizuar një operacion policor lidhur me një rast të dyshuar të përgatitjes së vrasjes së rëndë në bashkëkryerje dhe mbajtjes në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Personat e dyshuar hetohen për veprat penale:- Përgatitja e veprës penale – vrasje e rëndë në bashkëkryerje, e sanksionuar sipas neneve 27, 31 dhe 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, e sanksionuar sipas nenit 366 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sponsor 3M Express

Bazuar në informatat e siguruara dhe veprimet e ndërmarra hetimore, më 28.11.2026 janë realizuar kontrolle-bastisje në disa lokacione në Prishtinë, Obiliq dhe Gjakovë, me qëllim të lokalizimit të personave të dyshuar, sigurimit të provave materiale dhe ndriçimit të plotë të rrethanave të rastit.

Gjatë këtij operacioni janë arrestuar dy persona të dyshuar, ndaj të cilëve, me vendim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Në kuadër të veprimeve hetimore, janë sekuestruar armë dhe municion, përfshirë një pistoletë me shurdhues dhe pesë fishekë, të gjetur në automjetin e dyshuar, si dhe një armë e shkurtër e llojit TT me shtatë fishekë, e gjetur gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit prej personave të dyshuar.

Po ashtu, gjatë kontrolleve janë sekuestruar prova të tjera materiale që mund të ndihmojnë në zhvillimin e mëtejmë të hetimeve.

Operacioni është realizuar nga hetuesit e NJHP-së – DRP Prishtinë, në bashkëpunim të ngushtë me AKI-në, Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe me mbështetjen e Njësisë për Mbështetje Speciale (NJSO).

Policia e Kosovës, në koordinim me institucionet kompetente, është duke vazhduar veprimet hetimore për identifikimin dhe lokalizimin e personave të tjerë të dyshuar, si dhe për dokumentimin e plotë të rastit.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit, mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së qytetarëve, si dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në funksion të sundimit të ligjit.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Nelson Hysa në momentin më të madh të karrierës, ngjitet në ring në Düsseldorf për titullin e kampionit të botës

Nelson Hysa në momentin më të madh të karrierës, ngjitet në ring në Düsseldorf për titullin e kampionit të botës

Hoti merr pjesë në pritjen shtetërore në Tiranë për 114-vjetorin e Pavarësisë

Hoti merr pjesë në pritjen shtetërore në Tiranë për 114-vjetorin e Pavarësisë

OpenAI padit Apple, e akuzon për vjedhje të informacionit konfidencial dhe presion ndaj furnizuesve

OpenAI padit Apple, e akuzon për vjedhje të informacionit konfidencial dhe presion ndaj furnizuesve