Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se 100 kamionë të operatorëve privatë do t’i bashkohen flotës për pastrimin e kryeqytetit, pas problemeve me ndërmarrjen komunale “Pastrimi” dhe deponinë.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka pretenduar se kamionët e financuar nga Qeveria gjermane janë bllokuar, ndërsa ndërmarrja e re komunale “Pastrimi” është penguar dhe deponia është mbyllur.
Ai i ka cilësuar këto veprime si të motivuara nga inatet politike, duke kritikuar mënyrën se si, sipas tij, po trajtohen çështjet që ndikojnë drejtpërdrejt te qytetarët.
“Krejt për inate politike! Kolegë, në politikë matemi me vota, jo duke i lënë qytetarët mes mbeturinave!”, ka shkruar Rama.
Megjithatë, ai ka bërë të ditur se komuna ka gjetur zgjidhje për situatën dhe se nga sot kamionët e operatorëve privatë do të angazhohen në pastrimin e Prishtinës.
“Ditë e natë, pa u ndalë, kemi me punu që qytetarët t’i marrin shërbimet që i meritojnë!”, ka deklaruar Rama.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





