Rama angazhon privatët për pastrim: Qeveria na i bllokoi 100 kamionë, por gjetëm zgjidhje

Rama angazhon privatët për pastrim: Qeveria na i bllokoi 100 kamionë, por gjetëm zgjidhje

Rama angazhon privatët për pastrim: Qeveria na i bllokoi 100 kamionë, por gjetëm zgjidhje

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se operatorët privatë i janë bashkuar flotës për pastrimin e kryeqytetit, në përpjekje për të përmirësuar gjendjen me mbeturinat.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi, Rama ka akuzuar Qeverinë për bllokimin e disa projekteve komunale, përfshirë sigurimin e 100 kamionëve me financim gjerman, bllokimin e ndërmarrjes së re komunale të pastrimit dhe çështjen e deponisë.

“Na i bllokuan 100 kamionë, financim nga Qeveria gjermane! Na e bllokuan ndërmarrjen e re komunale ‘Pastrimi’! Na e mbyllën deponinë! Krejt për inate politike! Kolegë, lufta politike ndalet te vota, jo duke i lënë qytetarët mes mbeturinave!”, ka shkruar Rama.

Megjithatë, Rama ka bërë të ditur se Komuna ka gjetur një zgjidhje alternative, duke angazhuar operatorë privatë për t’i shtuar kapacitetet e pastrimit në kryeqytet.

“Sidoqoftë, ne gjetëm zgjidhje. Nga sot, të gjithë këta kamionë të operatorëve privatë i bashkohen flotës për pastrimin e kryeqytetit! Ditë e natë, pa u ndalë, kemi me punu që qytetarët t’i marrin shërbimet që i meritojnë!”, ka shkruar Rama.

Lexo edhe

Microsoft Outlook goditet nga një ndërprerje globale

Microsoft Outlook goditet nga një ndërprerje globale

Pse nuk duhet t’i rritni fëmijët me ndëshkim fizik: Do të lini pasoja afatgjata te ta me rrahje

Pse nuk duhet t’i rritni fëmijët me ndëshkim fizik: Do të lini pasoja afatgjata te ta me rrahje

Banesat në Shkup mbi 3 mijë euro për m², bie për 14% numri i blerjeve

Banesat në Shkup mbi 3 mijë euro për m², bie për 14% numri i blerjeve