Robert De Niro shfaqet në tapetin e kuq me partneren 37 vjet më të re, çifti tërheq vëmendjen në New York

Aktori i njohur i Hollivudit, Robert De Niro, është shfaqur së bashku me partneren e tij, Tiffany Chen, në premierën e filmit “Focker-in-Law”, e mbajtur në New York.

Sponsor 3M Express

Aktori 83-vjeçar dhe partnerja e tij 46-vjeçare tërhoqën vëmendjen e fotografëve, teksa parakaluan së bashku në tapetin e kuq, duke mbajtur duart.

De Niro u paraqit me një veshje elegante, me xhaketë të errët dhe pantallona klasike, ndërsa Chen kishte zgjedhur një fustan me motive tërheqëse dhe një çantë dore në kombinim me të.

Çifti rrallë shfaqet së bashku në ngjarje publike, ndaj paraqitja e tyre në premierë mori vëmendje të veçantë nga mediat.

Dalja e tyre publike vjen vetëm një javë pas vdekjes së ish-partneres së aktorit, modeles Toukie Smith, e cila ndërroi jetë më 4 nëntor, në moshën 74-vjeçare, pas një beteje me sklerozën multiple. Ajo dhe De Niro kanë dy fëmijë binjakë, Juliana dhe Airyn, të lindur në vitin 1995.

Robert De Niro dhe Tiffany Chen janë në lidhje që nga viti 2021 dhe së bashku kanë një vajzë, Gia, e cila lindi në prill të vitit 2023.

Chen është instruktore e arteve marciale. Sipas raportimeve të mëhershme, ajo u takua me aktorin në vitin 2015, gjatë xhirimeve të filmit “The Intern”, ku kishte një rol të vogël si instruktore e tai chi-t.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Microsoft Outlook goditet nga një ndërprerje globale

Microsoft Outlook goditet nga një ndërprerje globale

Pse nuk duhet t’i rritni fëmijët me ndëshkim fizik: Do të lini pasoja afatgjata te ta me rrahje

Pse nuk duhet t’i rritni fëmijët me ndëshkim fizik: Do të lini pasoja afatgjata te ta me rrahje

Banesat në Shkup mbi 3 mijë euro për m², bie për 14% numri i blerjeve

Banesat në Shkup mbi 3 mijë euro për m², bie për 14% numri i blerjeve