Rama për punëtorët e NPB-së që mbetën pa paga: Dukuria nisi në kohën e VV-së

Rama për punëtorët e NPB-së që mbetën pa paga: Dukuria nisi në kohën e VV-së

Rama për punëtorët e NPB-së që mbetën pa paga: Dukuria nisi në kohën e VV-së

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kërkuar nga Gjykata Supreme që të marrë sa më shpejt një vendim lidhur me procesin gjyqësor, i cili, sipas tij, po e dëmton Ndërmarrjen Publike Banesore dhe ka sjellë bllokimin e llogarive të saj.

Rama ka thënë se kjo çështje ka nisur para mandatit të tij, në kohën kur Prishtina është menaxhuar nga Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa ka pretenduar se pas ardhjes së tij në krye të kryeqytetit është konstatuar se bëhej fjalë për një proces të jashtëligjshëm.

Sponsor 3M Express

Ai ka theksuar se aktualisht ekzistojnë dy vendime të gjykatave dhe ka kërkuar që Gjykata Supreme ta trajtojë sa më shpejt këtë çështje.

“Po, unë këtë e paraqita edhe sot në mediat sociale. Tash e sa vite ne jemi duke luftuar këtë dukuri, e cila ka filluar para kohës sonë. Pra, në kohën kur Vetëvendosja ka menaxhuar Prishtinën. Si rezultat, në momentin kur ne kemi ardhur dhe kemi parë se ka qenë një proces i jashtëligjshëm, kemi kërkuar që të ndalet ky proces i jashtëligjshëm, për arsye që po i shohim sot. Pra, kemi ardhur deri në një pikë ku kemi dy vendime të gjykatave dhe unë kërkoj që Gjykata Supreme të merret sa më shpejt me këtë çështje dhe ta ndalojë, faktikisht, këtë proces, i cili është i dëmshëm për kryeqytetin, për kompaninë publike, për Ndërmarrjen Publike Banesore dhe për 350 punëtorë. Pra, janë 350 familje që varen prej këtij procesi. Llogaritë e tyre i kanë bllokuar dhe rrogat nuk kanë mundur të paguhen për shkak të një procesi që ne e shohim si plotësisht të jashtëligjshëm. Prandaj, kërkoj nga Gjykata Supreme që të marrë një vendim sa më të shpejtë, që t’i çlirojë këto llogari dhe Ndërmarrja Publike Banesore të vazhdojë me punët e veta, të cilat duhet të jenë, faktikisht, në shërbim të qytetarëve të kryeqytetit”, ka deklaruar Rama./EO

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Capital T “thyen” rrjetin, fotografia në odë me Hamëz Jasharin e ri dhe djalin e “Katanës” merr vëmendje të madhe

Capital T “thyen” rrjetin, fotografia në odë me Hamëz Jasharin e ri dhe djalin e “Katanës” merr vëmendje të madhe

Çfarë nuk duhet të mungojë në kuzhinë gjatë vjeshtës?

Çfarë nuk duhet të mungojë në kuzhinë gjatë vjeshtës?

Vala e gripit pritet nga mesi i dhjetorit në Zvicër

Vala e gripit pritet nga mesi i dhjetorit në Zvicër