Rama: Pa rezervë e kam dashur Shqipërinë dhe e dua sot, kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më përtokë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar në rrjetet sociale në ditën e katërt të protestave të studentëve, duke thënë se vazhdon ta dojë vendin pa rezervë dhe se, sipas tij, nuk ka më forcë që e rrëzon Shqipërinë.

“Pa rezervë e kam dashur Shqipërinë kur e kishin përplasur përtokë dhe pa rezervë e dua sot, kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më përtokë”, ka shkruar Rama.

Sponsor 3M Express

Reagimi i kryeministrit vjen pas protestave të ditëve të fundit në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë, të cilat janë shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe Policisë, si dhe me dëmtime të pronës publike dhe private.

Më herët, Rama e kishte cilësuar situatën si një “pengmarrje të qytetit me maska”, duke akuzuar opozitën se qëndron pas dhunës gjatë protestave. Ai, ndërkaq, është shprehur i gatshëm për dialog me studentët.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Gjenerali i NATO-s: Kapacitetet tona ushtarake janë shumë më të fuqishme se ato të Rusisë

Gjenerali i NATO-s: Kapacitetet tona ushtarake janë shumë më të fuqishme se ato të Rusisë

Fotografia prekëse e elefantit me këlyshin e ngordhur fiton çmimin prestigjioz të vitit 2026

Fotografia prekëse e elefantit me këlyshin e ngordhur fiton çmimin prestigjioz të vitit 2026

Zelensky paralajmëron: Putini synon shkatërrimin e Ukrainës

Zelensky paralajmëron: Putini synon shkatërrimin e Ukrainës

Rama: Pa rezervë e kam dashur Shqipërinë dhe e dua sot, kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më përtokë | Momenti