Gjenerali i NATO-s: Kapacitetet tona ushtarake janë shumë më të fuqishme se ato të Rusisë

Gjenerali i NATO-s: Kapacitetet tona ushtarake janë shumë më të fuqishme se ato të Rusisë

Gjenerali i NATO-s: Kapacitetet tona ushtarake janë shumë më të fuqishme se ato të Rusisë

Kapacitetet ushtarake të NATO-s janë dukshëm superiore ndaj atyre të Rusisë, ka deklaruar gjenerali amerikan Alexus Grynkewich, komandant i lartë i aleancës, në një intervistë për revistën gjermane Der Spiegel.

Sipas tij, kapacitetet që NATO-ja do të angazhonte në një konflikt të madh e tejkalojnë ndjeshëm fuqinë ushtarake të Moskës. Ai përmendi aeroplanët luftarakë F-35, shkatërruesit dhe nëndetëset moderne që zotëron aleanca.

Sponsor 3M Express

Grynkewich u shpreh i bindur se Rusia nuk do të ndërmarrë një sulm konvencional në shkallë të gjerë ndaj Evropës, duke argumentuar se presidenti rus, Vladimir Putin, po mbështetet në metoda të tjera, si sabotimi.

Ai theksoi se parandalimi ushtarak duhet të ruhet përmes modernizimit të forcave të armatosura, stërvitjeve të gjera dhe demonstrimit të kapaciteteve mbrojtëse të NATO-s.

Gjenerali amerikan kritikoi gjithashtu përdorimin e termit të përgjithshëm “sulme hibride”, duke kërkuar që veprimet e Rusisë të emërtohen më saktë.

“Sabotimi, zjarrvënia apo sulmet terroriste janë terma të saktë, që kërkojnë përgjigje të qarta”, ka theksuar ai.

I pyetur nëse Evropa është tashmë në luftë me Rusinë, Grynkewich tha se Putini po luan një lojë të rrezikshme, duke synuar të krijojë frikë te qytetarët evropianë dhe t’i bindë ata se mbështetja për Ukrainën mund të çojë në një konflikt të drejtpërdrejtë me Moskën.

Megjithatë, sipas gjeneralit, kjo strategji deri më tani nuk ka dhënë rezultatet e synuara.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gjenerali i NATO-s: Kapacitetet tona ushtarake janë shumë më të fuqishme se ato të Rusisë appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Sulmet ruse me dronë vrasin të paktën tre persona në Ukrainë, 370 mijë banorë mbesin pa energji elektrike

Sulmet ruse me dronë vrasin të paktën tre persona në Ukrainë, 370 mijë banorë mbesin pa energji elektrike

Vetaksident në Penuhë të Podujevës, s’dihet për të lënduar

Vetaksident në Penuhë të Podujevës, s’dihet për të lënduar

Konjufca ngre alarmin për Serbinë: Rreziku i një lufte të re duhet marrë seriozisht

Konjufca ngre alarmin për Serbinë: Rreziku i një lufte të re duhet marrë seriozisht

Gjenerali i NATO-s: Kapacitetet tona ushtarake janë shumë më të fuqishme se ato të Rusisë | Momenti