Muzeu “Marubi” hap ekspozitë për historinë e studios fotografike Venetiku në Korçë

Muzeu “Marubi” hap ekspozitë për historinë e studios fotografike Venetiku në Korçë

Muzeu “Marubi” hap ekspozitë për historinë e studios fotografike Venetiku në Korçë

Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” do të hap sonte, nga ora 18:00, ekspozitën “Venetiku: Gjurmëve të një fondi fotografik”, të kuruar nga Mikaela Minga, e cila sjell në vëmendje historinë e studios fotografike Venetiku në Korçë dhe kontributin e saj në trashëgiminë fotografike shqiptare.

Sponsor 3M Express

Përmes kërkimit arkivor dhe dokumentimit historik, ekspozita synon të rindërtojë rrugëtimin e fondit fotografik të kësaj studioje, duke ndriçuar veprimtarinë e saj, njerëzit që e krijuan dhe e trashëguan, si dhe lidhjen e tyre me qytetin dhe zhvillimet historike e shoqërore të kohës.

Një vëmendje e veçantë i kushtohet Krisanthi Venetik-ut, përfaqësueses së fundit të studios, jeta e së cilës pasqyron fatet komplekse dhe, në disa raste, tragjike të familjes Venetiku.

Përtej vlerave artistike dhe dokumentare të fotografive, ekspozita trajton marrëdhënien mes fotografisë, kujtesës dhe historisë.

Përmes këtij rrugëtimi, ekspozita synon të rikthejë në kujtesën kolektive historinë e një studioje fotografike dhe të njerëzve që qëndruan pas saj, duke kontribuar në njohjen dhe rivlerësimin e trashëgimisë fotografike shqiptare./KlanKosova.tv

Lexo edhe

Vetëaksident në Penuhë të Podujevës

Vetëaksident në Penuhë të Podujevës

18 operatorë të Njësive Speciale të Policisë certifikohen për ndihmën e parë në situata emergjente

18 operatorë të Njësive Speciale të Policisë certifikohen për ndihmën e parë në situata emergjente

7-vjeçarja Adea Azemi shpallet kampione e botës në sportet marciale në Francë

7-vjeçarja Adea Azemi shpallet kampione e botës në sportet marciale në Francë

Muzeu “Marubi” hap ekspozitë për historinë e studios fotografike Venetiku në Korçë | Momenti