Katër zjarre të në ambiente të hapura janë aktive në vend, ndërsa 27 janë shuar, sipas raportit të mëngjesit të Qendrës për Menaxhim me Kriza.

Zjarre aktive ka në komunën e Studeniçanit, midis fshatrave Draçevicë dhe Cvetovë, si dhe në fshatin Jabolçisht në komunën e Çashkës, ku janë prekur pyjet e ahut dhe lisit, përroskat dhe bimësia e ulët.
Dy zjarre janë aktive edhe në komunën e Likovës – në fshatin Strima, në lokalitetin Guri Kuq, ku digjen pyjet e pishave dhe ato me kërcell të ulët, dhe në fshatin Mateç, ku është prekur bimësia e ulët.
Nga gjithsej 31 zjarre të regjistruara në periudhën nga 8 deri më 9 tetor, 27 të tjerat janë shuar. Zjarre u regjistruan në disa komuna, duke përfshirë Sarajin, Aerodromin, Gazi Babën, Mogilën, Prilepin, Manastirin, Kumanovën, Vinicën dhe Vrapçishtin.
Përveç bimësisë së ulët, disa nga zjarret prekën edhe kashtën, pyjet, fushat, mbeturinat dhe deponitë ilegale.




