Tahiri: Ligji për Gjykatën Speciale duhet të zbatohet, nuk ka vend as për hezitim

Tahiri: Ligji për Gjykatën Speciale duhet të zbatohet, nuk ka vend as për hezitim

Tahiri: Ligji për Gjykatën Speciale duhet të zbatohet, nuk ka vend as për hezitim

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, e ka vlerësuar si arritje të madhe miratimin e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke kërkuar zbatimin e plotë të tij dhe respektimin e vendimit të Kuvendit të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se ky vendim është i rëndësishëm për mbrojtjen e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe garantimin e drejtësisë.

Sponsor 3M Express

Ai u ka bërë thirrje institucioneve dhe qytetarëve që të kërkojnë zbatimin e plotë të ligjit, pa përjashtime dhe pa ekuivoke.

Tahiri ka theksuar se Kosova është shtet sovran dhe i pavarur, ndërsa Kuvendi është institucioni që ushtron pushtetin legjislativ dhe miraton ligjet që duhet të respektohen.

“Miratimi i Ligjit për Ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale është një arritje e madhe për mbrojtjen e luftës së drejtë të UÇK-së dhe për garantimin e drejtësisë. Ky është një vendim i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe si i tillë duhet të respektohet.

Tani është koha që të gjithë, institucionet dhe qytetarët, t’i qëndrojmë fuqishëm prapa çdo neni të këtij ligji dhe të kërkojmë zbatimin e tij të plotë, pa përjashtime dhe pa ekuivoke.
Kosova është shtet sovran dhe i pavarur. Gjykata Speciale është organ i krijuar mbi bazën e rendit juridik të Republikës së Kosovës, ndërsa Kuvendi është institucioni që ushtron pushtetin legjislativ. Ligjet që miraton Kuvendi nuk janë rekomandime dhe as çështje vullneti: ato janë detyrim dhe duhet të zbatohen.

Prandaj, nuk ka vend as për hezitim, as për tërheqje dhe as për dyshime. Kushdo që sot mendon se ky ligj mund të shpërfillet, me kohë do të bindet për të kundërtën. Ky ligj është miratuar dhe ne do të qëndrojmë deri në fund për zbatimin e tij të plotë. Kosova duhet të veprojë si shtet sovran, dhe do të veprojë si i tillë”, ka theksuar Tahiri.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

E dhimbshme: Ndërron jetë në moshën 27-vjeçare Valmira Stublla, familja kërkonte ndihmë për transplantimin e veshkës

E dhimbshme: Ndërron jetë në moshën 27-vjeçare Valmira Stublla, familja kërkonte ndihmë për transplantimin e veshkës

Arsenali këmbëngul për transferimin e Rodrygos

Arsenali këmbëngul për transferimin e Rodrygos

Supremja për protestën e paralajmëruar nga punëtorët e NPB-së: Lënda është në shqyrtim

Supremja për protestën e paralajmëruar nga punëtorët e NPB-së: Lënda është në shqyrtim

Tahiri: Ligji për Gjykatën Speciale duhet të zbatohet, nuk ka vend as për hezitim | Momenti