“Që nga ajo kohë, ia kushtova veten tërësisht futbollit”, Yamal rrëfen bisedën tronditëse me Busquets

Sulmuesi i Barcelonës dhe Spanjës, Lamine Yamal, kujtoi një bisedë kyçe me Sergio Busquets që rezultoi të ishte një hapëse e syve për karrierën e tij.

Sponsor 3M Express

Adoleshenti spanjoll shpeshherë është gjendur duke u kritikuar shkaku i mos seriozitetit të tij, por së fundmi është kthyer në një lojtar të kompletuar dhe për këtë vetë Yamal meritat ia atribuon legjendës së Barçës, Busquets.

“Njëherë më pezulluan nga skuadra kombëtare dhe Busquets më tha: ‘Çfarë ke bërë?'” Seriozisht. Më tha: ‘Je te Barça, duhet të sillesh mirë’. Ky ishte një moment ‘uf, duhet të zgjohem’ dhe që nga ajo kohë e lashë të gjithë jetën time në pritje dhe ia kushtova veten tërësisht futbollit”, ka thënë fillimisht Yamal për Movistar+.

“Ishte një vit ku nuk dola: U stërvita, luajta, pushova, shkova të shihja nënën time dhe vazhdova. Ishte futboll, futboll dhe futboll. Dhe i thashë vetes: ‘Derisa të jem një titullar i padiskutueshëm këtu, nuk do të bëj asgjë për të cilën do të pendohem’”, përfundoi ylli spanjoll.

Ndryshe, Yamal e ka nisur këtë sezon për mrekulli me 8 gola dhe 6 asistime nga 8 ndeshje me Barcelonë, teksa me Spanjën ka shtuar 4 gola dhe 1 asistim në katër ndeshjet e luajtura së fundmi në Ligën e Kombeve.

19-vjeçari gjithashtu po llogaritet si njëri nga pretendentët kryesor për të fituar Topin e Artë 2026, së bashku me Harry Kane dhe Kylian Mbappe. /Telegrafi/

Lexo edhe

Deputeti i hodhi ujë zv/kryeministres, të tjerët hodhën shishe drejt Ramës – Gjithë çfarë ndodhi në Kuvend për Territorialen

Deputeti i hodhi ujë zv/kryeministres, të tjerët hodhën shishe drejt Ramës – Gjithë çfarë ndodhi në Kuvend për Territorialen

Votimi i Territoriales, Balla: Qentë le të lehin, karvani Europian i Shqipërisë ecën përpara

Votimi i Territoriales, Balla: Qentë le të lehin, karvani Europian i Shqipërisë ecën përpara

Policia e Ferizajt dhe FSK-ja zhvillojnë ndeshje miqësore futbolli

Policia e Ferizajt dhe FSK-ja zhvillojnë ndeshje miqësore futbolli