Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat për sektorin e hotelerisë për muajin gusht 2026, ku është shënuar rritje e numrit të vizitorëve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas ASK-së, gjatë gushtit në hotelet e Kosovës janë regjistruar gjithsej 101 mijë e 792 vizitorë, përderisa në gushtin e vitit 2025 ishin 92 mijë e 544 vizitorë. Kjo paraqet një rritje prej 10 për qind.
Nga numri i përgjithshëm i vizitorëve, 37 mijë e 986 ishin vendorë, ndërsa 63 mijë e 806 të huaj.
Ndërkohë, numri i netëqëndrimeve në hotele arriti në 212 mijë e 411. Prej tyre, 135 mijë e 740 netëqëndrime u realizuan nga vizitorët e huaj, ndërsa 76 mijë e 671 nga vizitorët vendorë.
Sa u përket vizitorëve të huaj, ASK-ja ka bërë të ditur se numri i tyre u rrit për 7.3 për qind krahasuar me gushtin e vitit 2025.
Shtetet prej nga erdhi numri më i madh i vizitorëve të huaj gjatë kësaj periudhe ishin Shqipëria, Gjermania, Zvicra dhe Turqia.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Rritet numri i vizitorëve në hotelet e Kosovës, mbi 101 mijë gjatë gushtit appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali




