Punëtorët e NPB-së protestojnë para Supremes: Filloi muaji i tretë pa paga, sa duhet të presim?

Punëtorët e NPB-së protestojnë para Supremes: Filloi muaji i tretë pa paga, sa duhet të presim?

Punëtorët e NPB-së protestojnë para Supremes: Filloi muaji i tretë pa paga, sa duhet të presim?

Punëtorët e Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB) kanë nisur protestën para Gjykatës Supreme, duke kërkuar drejtësi për pagat që, sipas tyre, nuk i kanë marrë tash e dy muaj.

Sponsor 3M Express

Gjatë protestës, njëri nga punëtorët u shpreh se zëri i mbi 330 punëtorëve duhet të dëgjohet dhe se pagat janë e drejtë e tyre.

“Duam drejtësi! Sot duhet të dëgjohet zëri i mbi 330 punëtorëve. Duhet të dëgjohet nga të gjithë. Paga është një e drejtë, puna është një e drejtë dhe punëtori nuk është vetëm një numër. Familja e punëtorit nuk mund të presë pafundësisht. Ne duam që drejtësia të vihet në vend”, tha ai, ndër të tjera.

Protestuesit mbanin edhe pankarta me mbishkrime si: “Mos i zvarritni, punëtorët po dëmtohen” dhe “Filloi muaji i tretë pa paga, edhe sa duhet të presim?”./Klankosova.tv

Lexo edhe

Zhegrova shkëlqen ndaj Cagliarit, mediat italiane e vlerësojnë lart

Zhegrova shkëlqen ndaj Cagliarit, mediat italiane e vlerësojnë lart

“Paga është një e drejtë, duam drejtësi”, punëtorët e NPB-së protestojnë para Gjykatës Supreme

“Paga është një e drejtë, duam drejtësi”, punëtorët e NPB-së protestojnë para Gjykatës Supreme

Rasti në Gjilan, Remzi Arifi s’kishte probleme me Policinë më parë

Rasti në Gjilan, Remzi Arifi s’kishte probleme me Policinë më parë