“Flamuri serb në Prizren”, Kurti nuk komenton deklaratën e Daçiqit

“Flamuri serb në Prizren”, Kurti nuk komenton deklaratën e Daçiqit

“Flamuri serb në Prizren”, Kurti nuk komenton deklaratën e Daçiqit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka dashur të komentojë deklaratën e zëvendëskryeministrit serb, Ivica Daçiq, se flamuri serb “herët a vonë do të valëvitet mbi Prizren”.

Sponsor 3M Express

Kurti është pyetur nga gazetarët për këtë deklaratë të Daçiqit, por ai nuk e ka komentuar një të tillë, duke thënë se është vonë me agjendë.  

“Ka dhënë deklarimet ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, më duhet të shkoj për 20 minuta”, ka thënë shkurt Kurti, kur është pyetur nga gazetarët.

Daçiq, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste të Serbisë, më 7 tetor, gjatë një tubimi zgjedhor në Rashkë, deklaroi se “flamuri serb do të valëvitet herët a vonë mbi Prizren.”

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, i cili e ka cilësuar atë si dëshmi të ambicieve territoriale të Serbisë ndaj Kosovës, duke i bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që t’i dënojë këto veprime.

Deklarata e Daçiqit ka nxitur reagime të shumta, e cila është dënuar nga zyrtarë brenda Kosovës, krerë institucionalë të Shqipërisë, dhe zyrtarë të vendeve evropiane. /EO

Lexo edhe

Çitaku, Marta Kos-it: Kosova kërkon drejtësi, jo t’i ikë asaj

Çitaku, Marta Kos-it: Kosova kërkon drejtësi, jo t’i ikë asaj

Van Dijk thyen heshtjen për skandalin financiar të Man Cityt

Van Dijk thyen heshtjen për skandalin financiar të Man Cityt

Çitaku: Është normale që ndonjëherë të kemi mospajtime me aleatët ndërkombëtarë

Çitaku: Është normale që ndonjëherë të kemi mospajtime me aleatët ndërkombëtarë