Pse britanikët e pinë çajin me qumësht? Zakon i vjetër që ruhet prej shekujsh

Pse britanikët e pinë çajin me qumësht? Zakon i vjetër që ruhet prej shekujsh

Pse britanikët e pinë çajin me qumësht? Zakon i vjetër që ruhet prej shekujsh

Me ardhjen e ditëve të freskëta, pijet e ngrohta bëhen zgjedhja e preferuar për shumë njerëz. Ndër to, çaji zë një vend të veçantë falë shumëllojshmërisë së shijeve dhe traditës së gjatë të konsumimit. Në Britaninë e Madhe, kjo pije është pjesë e rëndësishme e përditshmërisë, por ajo që e dallon mënyrën britanike të përgatitjes është shtimi i qumështit.

Sponsor 3M Express

Ky zakon daton që në shekullin XVIII, kur çaji ishte një produkt i shtrenjtë dhe filxhanët prej porcelani apo qeramike mund të dëmtoheshin nga temperatura e lartë e pijes. Për të shmangur këtë problem, britanikët nisën të hidhnin fillimisht qumësht të ftohtë në filxhan dhe më pas çajin e nxehtë. Kjo ndihmonte në uljen e temperaturës dhe zvogëlonte rrezikun e plasaritjes së enëve.

Përveç aspektit praktik, qumështi ndikonte edhe në shijen e çajit, duke zbutur hidhësinë e tij. Në atë kohë, mënyra e përgatitjes lidhej edhe me mundësitë ekonomike të familjeve. Ato që nuk mund të përballonin sasi të mëdha çaji shtonin më shumë qumësht, ndërsa familjet më të pasura përdornin më shumë çaj dhe më pak qumësht.

Sipas traditës, për ata që dëshirojnë ta provojnë këtë mënyrë përgatitjeje, fillimisht duhet të hedhin qumështin në filxhan dhe më pas çajin e nxehtë, shkruan living.al.. Kjo mënyrë ndihmon në ftohjen graduale të pijes dhe në përzierjen e përbërësve, duke krijuar një shije më të butë.

Megjithatë, shtimi i qumështit mund të ndryshojë aromën dhe shijen karakteristike të çajit, ndaj zgjedhja mbetet çështje preference personale. Pavarësisht mënyrës së përgatitjes, çaji vazhdon të jetë një nga pijet më të konsumuara në Britani, ku tradita e pirjes së tij është përcjellë brez pas brezi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pse britanikët e pinë çajin me qumësht? Zakon i vjetër që ruhet prej shekujsh appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

BE-ja përshëndet miratimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave: Kosova bën hap drejt SEPA-s

BE-ja përshëndet miratimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave: Kosova bën hap drejt SEPA-s

52 të dënuar në Dubravë i nënshtrohen programeve të risocializimit, trajtohet edhe dhuna ndaj grave

52 të dënuar në Dubravë i nënshtrohen programeve të risocializimit, trajtohet edhe dhuna ndaj grave

Vitia: 53.4% e rasteve të kancerit të gjirit u diagnostikuan në fazat e hershme

Vitia: 53.4% e rasteve të kancerit të gjirit u diagnostikuan në fazat e hershme