Vijojnë protestat e nxënësve dhe studentëve në rrethe, tensione në Lezhë

Vijojnë protestat e nxënësve dhe studentëve në rrethe, tensione në Lezhë

Vijojnë protestat e nxënësve dhe studentëve në rrethe, tensione në Lezhë

Në Lezhë, një pjesë e nxënësve, kryesisht nga gjimnazi “Hydajet Lezha”, kanë braktisur procesin mësimor dhe kanë dalë në protestë. Sipas raportimit të gazetarit Elvis Hila për RTSH-në, situata është tensionuar kur protestuesit kanë kërkuar të hyjnë në sheshin para Bashkisë së Lezhës, duke u përballur me forcat e Policisë.

Gjatë protestës janë raportuar gjithashtu dëmtime të tabelave dhe kangjellave përgjatë rrugëve, si dhe thyerje të xhamave të disa shkollave. Policia ka shtuar praninë në qytet dhe ka rrethuar disa institucione kryesore. Gjithashtu, një i ri është shoqëruar nga uniformat blu.

Sponsor 3M Express

Ndërkohë, në Shkodër ka nisur marshimi i të rinjve, i cili po shoqërohet nga forca të shumta policore. Protestuesit u kanë bërë thirrje studentëve që t’i bashkohen bojkotit masiv të procesit mësimor.

Edhe në Vlorë vijon bojkoti në universitet. Një pjesë e studentëve janë mbledhur nëpër auditore, në pritje të orës së përcaktuar për t’u organizuar dhe për të nisur protestën e ditës së sotme.

Protestat vijojnë në disa qytete të vendit, ndërsa situata në terren po shoqërohet me masa të shtuara sigurie nga policia.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Sfidat e sigurisë për Iranin rëndohen nga rritja e kryengritjes së armatosur brenda vendit

Sfidat e sigurisë për Iranin rëndohen nga rritja e kryengritjes së armatosur brenda vendit

Zulfaj në Bruksel kërkon avancimin e statusit të Kosovës në vend kandidat për BE

Zulfaj në Bruksel kërkon avancimin e statusit të Kosovës në vend kandidat për BE

Protesta për të katërtën ditë, tensione dhe dëmtime në disa qytete të Shqipërisë

Protesta për të katërtën ditë, tensione dhe dëmtime në disa qytete të Shqipërisë

Vijojnë protestat e nxënësve dhe studentëve në rrethe, tensione në Lezhë | Momenti