Bashkimi Evropian në Kosovë ka reaguar pas miratimit në lexim të dytë të Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave nga Kuvendi i Kosovës, duke e vlerësuar këtë si një hap drejt anëtarësimit në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA).

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel, tha se miratimi i këtij ligji e afron Kosovën drejt anëtarësimit në SEPA dhe integrimit gradual në Tregun e Përbashkët të Bashkimit Evropian.
“Me miratimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi dje, Kosova ka bërë një hap tjetër drejt anëtarësimit në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA) dhe integrimit gradual në Tregun e Përbashkët të BE-së”, tha Ambasadori i BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel.Ky është një lajm i mirë! Pasi Kosova të anëtarësohet në SEPA, pagesat dhe transfertat e parave drejt dhe nga vendet e zonës SEPA do të bëhen më të lehta, më të shpejta dhe më të lira, duke u kursyer bizneseve dhe qytetarëve kohë dhe para”, thuhet në njoftimin në Facebook./Klankosova.tv




