Policia dhe KFOR-i vizitojnë veriun e Kosovës

Policia dhe KFOR-i vizitojnë veriun e Kosovës

Policia dhe KFOR-i vizitojnë veriun e Kosovës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, së bashku me zyrtarë të lartë të NATO-s dhe KFOR-it, kanë vizituar njësitë policore kufitare dhe patrullat e përbashkëta në pjesën veriore të vendit.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, vizita është zhvilluar më 15 tetor 2026, ku të pranishëm ishin edhe drejtori i Departamentit për Kufi, Fehmi Xhata, admirali George M. Wikoff, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, si dhe gjeneralmajori Roberto Vergori, komandant i KFOR-it.

Vizita kishte për qëllim vlerësimin e angazhimeve të përbashkëta në mbikëqyrjen e brezit kufitar, përfshirë vijën e gjelbër dhe vijën e kaltër, si dhe forcimin e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet njësive përkatëse.

Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i vazhdueshëm ndërmjet Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, me theks të veçantë te patrullimet e përbashkëta, shkëmbimi i informacionit dhe koordinimi në terren.

Palët theksuan rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit ndërinstitucional për ruajtjen e një mjedisi të sigurt, si dhe garantimin e paqes dhe stabilitetit në vend.

Policia e Kosovës ka ritheksuar përkushtimin për përmbushjen e mandatit të saj ligjor dhe forcimin e bashkëpunimit me KFOR-in dhe partnerët ndërkombëtarë në funksion të sigurisë së qytetarëve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Policia dhe KFOR-i vizitojnë veriun e Kosovës appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

“Mos na shkelni”, punëtorët teknikë të sektorit privat protestojnë për paga

“Mos na shkelni”, punëtorët teknikë të sektorit privat protestojnë për paga

Protestat e studentëve, arrest në shtëpi për 5 të ndaluar, Rama akuzon opozitën

Protestat e studentëve, arrest në shtëpi për 5 të ndaluar, Rama akuzon opozitën

Gjigantët e K-pop-it, Stray Kids, i bashkohen BTS në bojkotimin e çmimeve Grammy

Gjigantët e K-pop-it, Stray Kids, i bashkohen BTS në bojkotimin e çmimeve Grammy

Policia dhe KFOR-i vizitojnë veriun e Kosovës | Momenti