Sindikatat studentore në Francë janë zotuar të vazhdojnë protestat, pasi e kanë cilësuar si fitoren e tyre të parë një fushatë që po mbështetet gjithnjë e më shumë nga universitetet elitare të Parisit. Aktualisht, 141 shkolla në mbarë vendin mbeten të mbyllura.

Protestat janë shndërruar në një lëvizje më të gjerë, ku gjithnjë e më shumë studentë po shprehin pakënaqësinë me sistemin arsimor, të cilin e konsiderojnë jofunksional dhe të rënduar nga shkurtimet e shpenzimeve për shkak të krizës buxhetore të Francës.
Sindikatat e studentëve dhe mësimdhënësve kanë bërë thirrje për një valë të re grevash në shkallë vendi të martën e ardhshme, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv
Ministria franceze e Arsimit po kontakton urgjentisht rreth 3 mijë mësimdhënës rezervë, të cilët mund të dërgohen në shkollat me nevojat më të mëdha, kryesisht në zonat me të ardhura të ulëta. Ministri i Arsimit, Edouard Geffray, ka bërë të ditur se më shumë se 100 punonjës arsimorë janë lënduar gjatë protestave në mbarë vendin.
Lëvizja protestuese ka nxitur edhe protesta të ngjashme studentore në Belgjikë. Të premten, ato u përforcuan nga një grevë kombëtare, gjatë së cilës pati përleshje mes protestuesve dhe policisë në Bruksel.




