Presidentja Shiroka Pula bën homazhe në Prekaz: Shteti i Kosovës është ndërtuar mbi sakrificën e brezave

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, pas marrjes së detyrës, bëri sot homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, te varri i Presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova, si dhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi.

Sponsor 3M Express

Në Prekaz, Shiroka Pula nderoi sakrificën sublime të familjes Jashari dhe veprën e komandantit legjendar Adem Jashari.

“Prekazi mbetet simbol i qëndresës dhe sakrificës së pashembullt për atdheun”, tha Presidentja.

Gjatë homazheve te varri i Presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova, ajo vlerësoi urtësinë dhe vizionin me të cilin ai e udhëhoqi Kosovën në një nga periudhat më vendimtare të historisë së saj.

“Trashëgimia e tij politike dhe vizioni për një Kosovë të lirë, demokratike dhe të orientuar drejt botës perëndimore janë udhërrëfyes për ne”.

Ndërsa te varri i veprimtarit Adem Demaçi, Presidentja nderoi jetën dhe veprën e tij, duke theksuar se ai ia kushtoi një jetë të tërë lirisë dhe dinjitetit të popullit të Kosovës.

“Me vendosmërinë dhe sakrificën e tij, Demaçi u bë simbol i qëndresës dhe i mosnënshtrimit përballë padrejtësisë”, u shpreh ajo.

Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar shteti i Kosovës, i sakrificës, vizionit dhe qëndresës së brezave. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Tragjedi në Ukrainë: Bombat ruse godasin dy autobusë, 30 të vrarë e 18 të plagosur

Tragjedi në Ukrainë: Bombat ruse godasin dy autobusë, 30 të vrarë e 18 të plagosur

Rama uron presidenten: Person që bashkon komunitetin, një mikeshë, një person i mrekullueshëm

Rama uron presidenten: Person që bashkon komunitetin, një mikeshë, një person i mrekullueshëm

Anne Carson fiton Çmimin Nobel për Letërsi

Anne Carson fiton Çmimin Nobel për Letërsi

Presidentja Shiroka Pula bën homazhe në Prekaz: Shteti i Kosovës është ndërtuar mbi sakrificën e brezave | Momenti