Policia përdori gazlotsjellës me afat të skaduar ndaj protestuesve? – Ramadani kërkon hetim

Policia përdori gazlotsjellës me afat të skaduar ndaj protestuesve? – Ramadani kërkon hetim

Policia përdori gazlotsjellës me afat të skaduar ndaj protestuesve? – Ramadani kërkon hetim

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kërkuar që të hetohet deri në fund përdorimi i gazit lotsjellës ndaj protestuesve më 5 tetor.

Sponsor 3M Express

Ramadani shkroi, se përdorimi i gazit lotsjellës, siç u tha, me afat të skaduar duhet të dënohet dhe se përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë.

“Hetimet duhet të shkojnë deri në fund. Secili duhet të japë përgjegjësi. Përdorimi i gazit lotsjellës ndaj protestuesve më 5 tetor me afat të skaduar duhet të dënohet nga të gjithë ne dhe të ndëshkohet nga drejtësia!”, ka shkruar Ramadani.

Ai ka kërkuar, po ashtu, transparencë nga Inspektorati Policor i Kosovës për gjetjet e hetimit.

“Gjetjet e Inspektoratit Policor duhet të jenë transparente dhe populli duhet t’i dijë! Inspektorati Policor, dëshmi që sistemi funksionon në Kosovë”, u shpreh Ramadani./Klankosova.tv

Lexo edhe

Legjenda e Juventusit shpërthen në lëvdata për Zhegrovën: Ai i vendos ndeshjet

Legjenda e Juventusit shpërthen në lëvdata për Zhegrovën: Ai i vendos ndeshjet

Kosova me 24 konsuj nderi, dy prej tyre në Kroaci- Insajderi sjell emrat

Kosova me 24 konsuj nderi, dy prej tyre në Kroaci- Insajderi sjell emrat

Granit Xhaka dënohet për falsifikimin e certifikatave të vaksinimit

Granit Xhaka dënohet për falsifikimin e certifikatave të vaksinimit