Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e 13-vjeçarit të zhdukur nga Deçani

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e 13-vjeçarit të zhdukur nga Deçani

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e 13-vjeçarit të zhdukur nga Deçani

Policia Rajonale e Ferizajt ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve dhe mediave për gjetjen e një të mituri 13-vjeçar nga Deçani, Ismail Qekiqaj, i cili është raportuar i zhdukur.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Policisë, i mituri është larguar nga shtëpia në fshatin Dardani të Ferizajt më 1 nëntor 2026 dhe deri më tani nuk dihet vendndodhja e tij.

Policia ka bërë të ditur se, me autorizimin e prokurorit kompetent për të mitur dhe në koordinim me Qendrën për Punë Sociale në Deçan, ka publikuar fotografinë dhe të dhënat e tij në media, me qëllim të ndihmës për gjetjen sa më të shpejtë të fëmijës.

Me këtë rast, Policia u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë informacione për vendndodhjen e 13-vjeçarit, që t’i ndajnë ato përmes numrit emergjent 192 ose aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”.

Policia ka theksuar se çdo informacion, sado i vogël, mund të jetë i rëndësishëm për lokalizimin e të miturit.

Lexo edhe

Dy të kërkuar nga INTERPOL-i ekstradohen, njëri nga Kosova në Gjermani dhe tjetri nga Italia në Kosovë

Dy të kërkuar nga INTERPOL-i ekstradohen, njëri nga Kosova në Gjermani dhe tjetri nga Italia në Kosovë

Prokuroria në Prizren me aksion kundër lojërave të fatit në Prizren, Suharekë e Dragash

Prokuroria në Prizren me aksion kundër lojërave të fatit në Prizren, Suharekë e Dragash

“Kam me të shti me qajt” – Arlinda paralajmëron Bejtën (VIDEO)

“Kam me të shti me qajt” – Arlinda paralajmëron Bejtën (VIDEO)

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e 13-vjeçarit të zhdukur nga Deçani | Momenti