Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar gjeneralmajorin Adrian Krasniqi, të cilin e ka cilësuar si mik dhe bashkëluftëtar në rrugën drejt lirisë.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka vlerësuar guximin dhe karakterin e Krasniqit, duke thënë se ai mishëronte frymën e lirisë për të cilën luftuan.
“Zemërbardhë e guximtar i pashoq, ai mishëronte frymën e lirisë për të cilën luftuam dhe për të cilën ai dha jetën”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka theksuar se Adrian Krasniqi mbetet shembull dhe udhërrëfyes për brezat e rinj, për ta kuptuar çmimin e lirisë dhe dashurinë për atdheun.
Në fund të mesazhit, Haradinaj ka përkujtuar Krasniqin dhe të gjithë të rënët për liri.
“Lavdi Adrianit dhe gjithë të rënëve për liri!”, ka përfunduar ai.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Haradinaj kujton mikun dhe bashkëluftëtarin Adrian Krasniqi: Dha jetën për liri appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali




