Musliu kërkon llogari nga Policia dhe IPK-ja për operacionin gjatë protestës në Prishtinë

Musliu kërkon llogari nga Policia dhe IPK-ja për operacionin gjatë protestës në Prishtinë

Musliu kërkon llogari nga Policia dhe IPK-ja për operacionin gjatë protestës në Prishtinë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kërkuar që drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, dhe drejtori i Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), Kushtrim Hodaj, të raportojnë para Komisionit për Siguri lidhur me operacionin e Policisë gjatë protestës së fundit në Prishtinë.

Sponsor 3M Express

Gjatë mbledhjes së komisionit, Musliu ka këmbëngulur që institucionet përgjegjëse të japin llogari për dhunën e pretenduar ndaj protestuesve.

“Mendoj se në javën e fundit të tetorit, drejtori i përgjithshëm i Policisë duhet të jetë para këtij komisioni, të na njoftojë për komplet operacionin dhe të raportojë për të gjithë situatën që ka ndodhur atë ditë”.

“Po ashtu, propozim e kam që gjatë muajit nëntor, meqë duhet pak kohë për hetimet, të ftohet edhe shefi i këtij institucioni, IPK-së. Ju e dini që IPK-ja ka filluar hetimet për ngjarjet e 5 tetorit, kështu që gjatë muajit nëntor duhet të ftohet edhe shefi i këtij institucioni, që të na njoftojë lidhur me hetimet që janë duke u zhvilluar për të gjitha ato ngjarje”, ka deklaruar mes tjerash Musliu. /Klankosova.tv

Lexo edhe

22 vjet më parë nisi historia e një legjende, Barcelona kujton debutimin e Messit

22 vjet më parë nisi historia e një legjende, Barcelona kujton debutimin e Messit

Librat e Sally Rooney tërhiqen në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të mbështetjes së Aksionit për Palestinë

Librat e Sally Rooney tërhiqen në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të mbështetjes së Aksionit për Palestinë

Haxhiu dhe Forumi Ekonomik i Grave diskutojnë për fuqizimin ekonomik të grave

Haxhiu dhe Forumi Ekonomik i Grave diskutojnë për fuqizimin ekonomik të grave

Musliu kërkon llogari nga Policia dhe IPK-ja për operacionin gjatë protestës në Prishtinë | Momenti